Iu konfiskua, njihuni me “bishën” e oligarkut rus

redaktor

 

Si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë nga shtetet e Bashkimit Europian, Alisher Usmanov “humbi” parzmoren e tij Mercedes-Maybach.

Sipas Corriere della Sera, makina u konfiskua si pjesë e sanksioneve kundër oligarkëve, të cilët kanë marrëdhënie të ngushta me presidentin rus.

Mercedezi Maybach S 650  është i blinduar dhe mund të mbrojë edhe kundër sulmit me eksploziv.

Gomat e makinës gjithashtu mund të përballojnë edhe sulmet me armë apo edhe shpërthimet.

Dritaret janë katër inç(10 cm) të trasha dhe dyert mund të hapen vetëm me pistona hidraulikë. Makina peshon 5 ton.

Motori që ndodhet në pjesën e përparme të makinës është  versioni V12 me një kapacitet prej 6 litrash që prodhon 612 hp (kuaj fuqi).

Këtë makinë Usmanov  e ka blerë në vitin 2018, për 600.000 euro.

n.s . / dita

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *