Iu refuzua kërkesa për azil, rikthehen 178 shqiptarë

Dita

Zyra Franceze për Migracionin dhe Integrimin ka mundësuar transportimin e 178 shqiptarëve, të cilët janë kthyer vullnetarisht në Shqipëri, pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil nga autoritetet franceze.

Në një njoftim të Policisë së Shtetit thuhet se “të tjera fluturime riatdhesimi vullnetare apo të detyruara, priten në javët që pasojnë nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit”.

Vetëm në këto dy muaj, sipas policisë, janë kryer 156 operacione riatdhesimi, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet ku janë riatdhësuar 1 044 persona.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • shumica e te kthyerve te djeshem kane qene “vullnetare” per tu kthyer; ne keto raste Franca jep 300€ per person nepermjet OFII-it (Office Français d’Immigration et d’intégration)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *