Iva Tiço dhe Alketa Vejsiu, ironi dhe debate në distancë

anazapta

Iva Tiço dhe Alketa Vejsiu janë përfshirë në një debat në distancë në lidhje me një intervistë që Vejsiu ka realizuar me Vaçe Zelën në vitin 2005. Gjithçka ka nisur kur gazetarja e kulturës së spektakleve, kryeredaktore e revistës “Madam Mapo”, ka publikuar një shkrim në revistë, në të cilën e cilëson inervistën e Vejsiut si boshe nga pikëpamja gazetareske.

“Sikur Vaçe Zelën ta kishte intervistuar një gazetar, ne do të kishim sot një intervistë të këngëtares së madhe, të fundit dhe ndoshta të vetmen prej saj. Por në fakt këtë intervistë nuk e kemi. Nuk është vetëm problemi i Alketës ky, sepse ajo është një nga të shumtat ‘ikona’ të televizioneve të sotme, ku bërja e një interviste është gjëja më e thjeshtë në botë. Është një nga të shumtat pët të cilat problemi kryesor është gjetja e dikujt, e një personazhi për të vënë përballë, për ta intervistuar, dhe pastaj gjetja e veshjes dhe kombinimi i saj me krehjen. Duke harruar qëllimin kryesor të intervistës, pra pyetjet, fjalën”, shkruan Tiço.

Ndërsa prezantuesja Vejsiu është kundërpërgjigjur nëpërmjet Facebook-ut.

“Ka të drejtë të gjykojë gjithkë për gjithçka. Do ta vlerësoja nëse do të ishte kritike konstruktive, por ç’ti bësh që vërtitet rreth të njëjtës temë. Alketa bën gazetaren e dështuar, Alketa s’pranon skenarët e askujt, Alketa dështon me “ X Factor”, madje Alketa pret fëmijën e tretë etj etj..Por që do hidhte baltë dhe mbi një intervistë me Vaçe Zelën që unë e pata privilegjin ta takoja 19 vjeç, kur drejtoja “Këngën e Shekullit” këtë s’ma kish marrë mendja”, shkruan Vejsiu në Facebook.

Shigjetimet në distancë dhe ironitë mes të dy vajzave të medias vazhdojnë në komentet e profileve të tyre dhe miqve në Facebook.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *