Pas Brex-it, Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, gjatë vizitës së djeshme në MPB tha se “Me keqardhje e pranuam porosinë për atë që ndodhi në Britaninë e Madhe, para se gjithash sepse të gjitha përcaktimet tona strategjike dhe orientimet janë drejt BE-së”.
‘Ne edhe paraprakisht theksonim se mënyra në të cilën merren vendimet në Evropë nuk përputhet me kohën në të cilën jetojmë. E shihni BE-ja, sikur nuk ishte e mësuar dhe e gatshme të sjell dy vendime njëkohësisht, përqendrohet vetëm në një problem dhe e harron tjetrin. Tani të gjithë janë të preokupuar vetëm me Britaninë e Madhe. Kjo të gjithë na shqetëson sepse qytetarët tanë presin dhe dëshirojnë të jenë pjesë nga kjo familje e madhe evropiane’, tha në mes tjerash Ivanov në MPB.
