Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ivanov në Pogradec, Maqedonasit në Shqipëri të jenë luajal ndaj shtetit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Uncategorized > Ivanov në Pogradec, Maqedonasit në Shqipëri të jenë luajal ndaj shtetit
Uncategorized

Ivanov në Pogradec, Maqedonasit në Shqipëri të jenë luajal ndaj shtetit

redaktor
Published October 11, 2013
Share
SHARE

“Maqedonasit në Shqipëri të jenë luajal ndaj shtetit dhe duhet të kenë të gjitha të drejtat”. Kështu është shprehur presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në takimin që pati me përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Pogradec. Sipas Ivanov është e rëndësishme që pjesëmarrja e tyre të jetë pozitive, të jenë qytetarë luajal të Shqipërisë, nxitës të trendeve dhe proceseve pozitive.

“Me organizimin politik bëhen subjekt ne jetën politike ku përmes institucioneve ata mund ti plotësojnë të gjitha kërkesat dhe nevojat e tyre. Kur keni minoritetet në vendet fqinje, shtetet gjithmonë duhet të mendojmë pozitivisht dhe në mënyrë krijuese. Të mos dalë se ne Maqedonasit e Maqedonisë kërkojmë të drejta për Maqedonasve në Shqipëri, por përkundrazi, në Ballkan ne kemi nevojë, shqiptarët në Maqedoni të kërkojnë për të drejtat e Maqedonasve në Shqipëri dhe atëherë krijohet solidaritet mes dy komuniteteve dhe ndihmë reciproke, duke përdorur përvojat pozitive në interes të vendeve ku jetojnë komunitetet”, – tha Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë pret rezultate të shpejta që të gjitha iniciativat e Maqedonasve në Shqipëri të jenë në dobi të shtetit, që duhet të marrë statusin e kandidatit, ta fillojë procesin e euro-integrimit në interes të tërë rajonit. Përgjatë takimit përfaqësues të minoritetit theksuan problemet e komunitetit maqedonas në Shqipëri, siç është arsimi në gjuhën amtare dhe punësimi. Komuniteti maqedonas mbështet nënshkrimin e nje marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë për mbrojtjen reciproke të komunitetit maqedonas në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Maqedoni.

Ndër të tjera përfaqësuesit e komunitetit maqedonas kërkuan hapjen e një konsullate maqedonase në Korçë

redaktor October 11, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • neo says:
    October 11, 2013 at 12:08 pm

    Shqipetaret gjihmone jane perpjekur te krijojne solidaritet mes popullatave. Te tilla shprehje perdori per rracen tende. Se Shqipetaret jane pro cdo mirekuptimi me fqinjet si ketu ne Shqiperi , si aty ne Maqedoni dhe ne zonat nderkombetare ku ndodhen.

    Reply
  • ardi says:
    October 11, 2013 at 4:33 pm

    Mbi cte dhena qe kane per minoritetin e tyre tek Ne ,kerkojne edhe konsullate ne Korce.Ne Durres ju dha e drejta per te hapur konsullate nga nje minister qe ka lane pershtypjen qe se di origjinen e familjes te tij.Ju ndryshua emri i nje fshati,per nje grusht votash dhe kurre nuk u kerkua qe qyteti i alfabetit shqiptar Manastiri,i banuar ne ate kohe nga 90% shqiptar te mbaje ate emer qe ka pasur.Shqiptaret qe e duan kete vend duhet me qene vigjilient,pasi ortodoksia sllavo-greke deshiron me e vene kufinin tek linja e TAP-it.

    Reply
  • Ballkan says:
    October 11, 2013 at 5:32 pm

    Ne artikullin e redaksise “Dita” nuk konstatoj qe te shahen shqiptaret per mirekuptim e solidaritet.Nuk e kuptoj pse z. Neo shprehet ne te kundert.
    Se dyti, edhe sikur te hapet nje konsullate maqedonase ne Korce e cila do i vinte ne ndihme pakices kombetare maqedonase qe banon ne Korce,Bilisht e Pogradec , ku eshte e keqja?Aq me teper qe shpenzimet konsullore i heq vete shteti maqedonas.
    Mendimet qe jep Ardi per nje rezik te kufijve jugore te shqiperise ju ka ikur koha.Faktori shqiptar po forcohet ne Ballkan. Sot shtrohet problemi per bashkepunim te ndersjellte,per paqe mes kombeve ne Ballkan.
    Sa here qe nje shtetar te vendeve fqinje intersohet per bashkekombasit e tij, ne menjehere i turemi ne vend qe ta marim si veprim qytetar, ku edhe shtetaret tane te bejne te njejten gje per bashkekobasit ne vendet fqinje.

    Reply
    • Arli says:
      October 11, 2013 at 6:01 pm

      Ceshtja eshte se marredhenjet me fqinjet behet ne baze reciprociteti. Nuk mund te plotesosh kerkesat per 5mije maqedonas qe ka ne Shqiperi kur shteti maqedonas nuk zbaton marreveshjet qe i ka nenshkrua vete si ajo e Ohrit. Pra diskriminon afer 1milion shqiptare dhe u dashka te plotsojme cdo teke te maqedonasve per 5 mine. Ne shqiptaret jemi te vetmit per zemergjeresi, pavarsisht se jemi katandisur si “kokoshi nje thele”. Nga n’a dolen keta maqedonas ne Pogradec, se une e di se ka vetem ne Prespe, qe i takon Korces?

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?