Kërcënohet Llalla? Izet Haxhia tregon një histori me një tjetër kryeprokuror

redaktor

Ish-badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia thotë se Llallën nuk e kanë kërcënuar dhe se lajmet e shpërndara prej vetë atij janë një lojë.

Sipas tij, Llalla shoqërohet vetë me mafiozë dhe nuk ka asnjë arsye që ai të kërcënohet, pasi nuk ka goditur asnjë grup kriminal.

Haxhia dëshmon një rast të kohës së tij, kur ai ka kërcënuar ish-kryeprokurorin Rakipi.

Ja çfarë shkruan ish-truproja e Berishës:

Ka qene viti 2002 mesa më kujtohet. Muaji nuk më kujtohet me saktesi, por në diten që prokuroret e çeshtjes “Hajdari” dhane pretencen per denimin tim e të vëllezerve të mi, pasi gjeta me ane të nje të njohuri timin numrin e telefonit privat të prokurorit të Pergjithshem Arben Rakipi, e marr në telefon dhe më del vete prokurori.

Pasi i thashe se kush jam, e kercenova me fjalet më kercenuese që mund të perdoren, si do të vras ty, familjen etj. E mbylli telefonin pa thene asnje fjale. E bera kete kercenim duke u nisur nga fakti se ky prokuror ishte ai që udhezonte e drejtonte grupin e prokuroreve të çeshtjes “Hajdari”, në unison me Fatos Klosin, që çoi në denimin e padrejte timin dhe vëllezerve të mi.

Duke ditur edhe nje ndodhi të 14 shtatorit me kete prokuror politik e të korruptuar, kur gjate arratisjes se tij nga Tirana, i veshur si grua, i lutej badigardit të tij qe ta shpetonte nga une, a thua se mua po më binte ndermend per Arben Rakipin, të cilin as nuk e njihja, as nuk kisha pasur ndonje kontakt apo perplasje me të me pare.

Duke u nisur edhe nga kjo ndodhi e 14 shtatorit të vitit 1998, diten e grushtit të shtetit, isha i bindur se ky prokuror ishte aktiv në nderhyrjet që beri per denimin tim, duke pasur nje urrejtje ndaj meje, prandaj e kercenova.

E mora per here të dyte në telefon, por kesaj radhe më doli badigardi i tij, sepse Rakipi nuk pati guximin ta hapte vete telefonin. Mesova se po atë pasdite atij ju shtuan nje dyzine me badigarde dhe beri nderrimin e shtepise dhe shkolles ku mesonte femija i tij. Kuptohet kercenimi im ndaj prokurorit ishte nje nga ato shperthimet e mia per shkak të padrejtesise që më ishte bere nga nje drejtesi që merrte urdhera nga politika.

E tregova kete ndodhi sepse degjova qe fshatari i Gramshit që kemi per prokuror të Pergjithshem na qenka “kercenuar”’ nga nje grup mafioz të cilin na qenka duke e hetuar.

Duke ditur punen dhe hetimet disavjecare të ketij palo prokurori, e them me bindje që keto të ashtequajtura “kercenime” jane nje loje kryekeput e prokurorit të SHQUP-it, e familjes mafioze Berisha, dhe nuk kane asnje baze reale.

Ky prokuror eshte aleati më i madh i mafiozit Berisha, që kontrollojne e kane mbeshtetjen e shumices se grupeve mafioze me të rrezikshme në Shqipëri.

Ky prokuror që bredh i shoqeruar nga mafioze të lidhur me familjen Berisha e djalin e tij, nuk mund të jete kercenuar nga askush, sepse në kohen e sundimit të tij si kryeprokuror nuk eshte goditur asnje mafioz apo grup kriminal.

Nuk e di po me vjen nje ere e keqe si puna e atyre sajimeve të qytetarit “dixhital” ky sajimi i “kercenimit” të kryeprokurorit më të pafte e të korruptuar që ka patur ndonjehere Shqiperia”.

Share This Article
9 Comments
  • Ke te drejt o izet , se ky lesh prokurori e ka kuptuar se i erdhi fundi , dhe per tu larguar gjoja me nder dhe pa i hyre kastraveci, sajon te tilla kercenime, kurse per mark uk shkrelin komentues qe e ka barkun plot me tru, mos e rruj fare se klysh i sales eshte e rri rri e ha mu……t .

  • Dihet lidhja mafioze me grupet kriminale të S.Berishoviçit Një k/prokuror një njeri i nënshtruar një fakirë në shërbim të k/kriminelit S.Berisha njeriut më të damkosur e të njollosur në rrjetin kriminal në shqipëri .ASNJ ARRESTIM TË PESHQVE TË MDHENJË TË politikës si S.BERISHËN,apo A.Fullanin që vodhi me thasë paratë e bankës shqipërisë .
    …….Ky skenar qesharak azili nuk e dominon të plotë fantazinë e zezë të mashtrimit të tijë dhe të paedronit tijë berishoviçit e kapterr jarit.!!!!,janë thikë e pa besi në kurrizë të popullit,për ta bërë shqipërinë një vendë krimi ,shantazhi të pa jetueshëm ,për ti përhapur namin e keq vendit.

  • Ky asht prokurori i Like Metes,burri i Monikes dhe Argites se Sales.
    Ky Llalla e meriton tamom me u qujt Pordhuror i Pergjithshem.

  • kanan tafili: Nuk e kuptoj se pse fyeni?M.te tu baft ai qe ju vesh rrobat ne mengjes.Pse nuk ven emrin tuaj.Ju ndoshta nuk dini emrin e babajt tuaj,po kjo nuk ju fajson ju.Sa per mue mbrapa diellit shkoft Sala e legenat e tjer qe jan rreshtuar te PS.Me thuaj sa ju paguajn per te lehur,se po ja kalon edhe qenit per te lehur.

  • Ore shoke te Dites a ia keni shpjeguar Ibretit se kanosja per shkak te detyres eshte krim dhe e denueshme me ligj?

  • O ti, qe fshihesh pas pseudonimit ABC…Si ke ka kercenuar? E lexon deklarimin e tij? Ka kercenuar Arben Rakipin, ish Prokuror i Pergjithshem, i cili ishte kunder Sali Berishes.
    Ky maskara, vrases i Azem Hajdarit, i denuar nga gjyqi, gjyq qe eshte mbeshtetur edhe nga vendimi i gjykates nderkombetare ne Strasburg, guxon te tregoje per kercenimin, qe ka bere. Per kete ky duhet denuar perseri, kurse gazetat shqiptare, sidomos Tema dhe Dita, e nxjerrin ne faqet e tyre sa here ai pellet. Kjo, per te vetmen aresye, se eshte kunder Berishes.
    Nje gazete, si gazeta Dita, qe shpesh behet vend debatesh te dobishme per historine e vendit tone, nuk duhet te mbeshtese nje njeri te tille. Le te vije ne Shqiperi, fundi i tij dihet. Tropoja do dije t’i tregoje vendin. Keni pare nje tropojan qe ta mbeshtese? Kurren e kurres!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *