“Familja Berisha që njoha unë”

editor

Kjo më poshtë është një pjesë e intervistës së parë që Izet Haxhia ka dhënë për publikun shqiptar pas 15 vitesh në arrati.

Është botuar nga DITA në mesin e shtatorit 2014 dhe është regjistruar në Kusadasi të Turqisë nga një ekip i dërguar aty nga DITA.

Pas kësaj interviste, rrëfimet e Haxhisë në DITA dhe më pas në mediat e tjera dhe rrjetet sociale u bënë të shpeshta.

Në këtë pjesë që e shkëputëm sot për ribotim ai flet për njohjen e tij me Berishën dhe prirjen e djalit të tij Shkëlzenit për luksin dhe paratë e lehta që në moshën e gjimnazit.

 

Zoti Haxhia cfarë ju solli në këtë cep të botës në Kusadasi (Turqi) një qytet i vogël bregdetar. Si mbërritët këtu?

Në vitin 1999 gjendesha në Tropojë në një kohë që në Tropojë nuk ekzistonte shteti. Pas luftës së Kosovës që përfundoi në vitin ’99, së bashku me familjen me fëmijët, me ftesën e një mikut tim, kam ardhur në Turqi dhe pikërisht në qytetin ku sot po bëjmë intervistën. Nuk kam ardhur me qëllim që të rri gjatë, por për një kohë një mujore ose dy mujore. Pastaj ngjarjet rrodhën në atë mënyrë që isha i detyruar të qëndroja deri më tani. Dhe vazhdoj të qëndroj në Turqi.

Pse? Patët frikë të ktheheshit pas?

Pas situatës që u krijua në Tropojë – sepse në atë kohë ishte jashtë kontrollit të qeverisë – pra pas ngjarjeve që ndodhën, por edhe pas venies në kontroll nga qeveria qendrore, për mua ishte e rrezikshme që të kthehesha sepse isha dhe i kërkuar nga policia, nga shteti. Në atë kohë ka pasur një urdhër nga autoritetet e shtetit që kudo të më shihnin, të më vrisnin pa paralajmërim.

Çfarë kishit bërë që kishte një urdhër të tillë nga qeveria e Nanos në atë kohë?

Në atë kohë pra në vititn 1999 ka qenë qeveria Majko dhe jo Nano. Por në fakt ky urdhër ka dalë që në kohën e qeverisë Nano. Si duket, kjo ka ardhur pas ngjarjeve të 12 dhe 14 shtatorit dhe ka qenë si një hakmarrje për atë që ndodhi dhe për atë që bëmë. Për këtë qeveria socialiste kërkoi të hakmerrej ndaj meje që më shihte si personazhin qendror-kryesor, të trazirave dhe të përmbysjes së qeverisë për kohën dy-tre ditore (i referohet grushtit të shtetit në 14 shtator 1998).

Si është e mundur që një student i mjekësisë vendosi në një moment të caktuar të bëhej truprojë, konkretisht e ish-presidentit Berisha?

Unë kam qenë student i Fakultetit të Mjekësisë dhe nga fundi i vitit të katërt jam përjashtuar pas një sherri që është bërë në konvikt. Ky sherri është bërë mes tropojanësh dhe ka qenë një skenar i organizuar nga Sabit Brokaj, atë kohë Dekan i Fakultetit të Mjekësisë sepse në këtë sherr kanë marrë pjesë edhe njerëz të ardhur nga jashtë, si pjesëtar të gardës, të repartit famëkeq 326. Ne kemi qenë dhe të dëmtuarit dhe të përjashtuarit.

Pse mendoni se zoti Berisha ju besoj sigurinë e jetës së tij?

Ta vazhdoj pak përgjigjen se gjërat janë të lidhura. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1989 dhe në atë kohë kishin filluar ndryshimet ne Europën Lindore, kishte rënë muri i Berlinit dhe ngjarjet po trondisnin regjimin komunist në Shqipëri. Njerëzit e ndjenin që do kishte ndryshime. Unë vazhdimisht shkoja nga Tropoja në Tiranë dhe për fatin tim në dhjetor kam qenë në Tiranë. Lëvizja studentore ka nisur me refleksionet në Institituin e Arteve që janë nismat e para kundër regjimit komunist. Më pas është kurorëzuar si përpjekje me levizjen studentore që ka filluar në datat 6-7 dhe është kulmuar më datën 8 dhjetor. Në këtë datë kemi qenë në sheshin para godinave të Institutit të Arteve dhe kemi qenë një numër i madh studentësh, por askush nuk merrte iniciativën për ta drejtuar këtë lëvizje që ishte në pikën e vlimit.

Natën e 8 dhjetorit rreth orës 9 vjen një bashkëpatriot i imi, Azem Hajdari i shoqëruar nag tre veta mes tyre dhe një tropojan që ka punuar operativ sigurimi, Besnik Cerci. Azemi hypën sipër një stoli dhe thotë “unë jam filani, a pranoni që t’ju drejtoj unë?”

Ne atë prisnim, që të vinte dikush të na drejtonte. Azemi në atë kohë nuk ka jetuar në Qytetin Studenti dhe ardhja e tij për mua ishte befasuese, por edhe më erdhi mirë sepse edhe e njihja dhe ishim nga i njëjti qytet. Në datën 9, ngjarjet rrodhën sic dihen. U bë dhe përleshja te sheshi dhe aty kam parë dhe Berishën për herë të parë. Me duket se ka qenë me Kujtim Çashkun dhe Besnik Mustafajn.

Ka ndodhur një skenë që s’e harroj kurrë kur një ushtar i xhenios me një lopatë xheniere donte të godiste Berishën dhe në atë kohë një civil nga të Sigurimit, e kapi dhe e tërhoqi. Më pas ka nisur sulmi i policisë ku u shpërndamë duke filluar dhe arrestimet. Pas orës 5-së kemi qenë në Qytetin Studenti dhe aty ka ardhur Berisha dhe sic tha, vinte nga një takim me Ramiz Alinë. Unë e di se çfarë mund të ketë folur Berisha me Alinë, por siç edhe dihet ai ishte zgjedhur si një tropojan meqë edhe në krye të lëvizjes studentore, ishte një nga Tropoja. Alia i kish thënë, – Shko, qetësoni studentët. Në atë kohë është krijuar dhe ajo platforma mes kërkesave të tjera që do paraqiteshin.

Berisha tha se i kishte kërkuar lirimin e gjithë studentëve të arrestuar dhe të dënoheshin fajtorët për dhunën ndaj qytetarëve. Mes këtyre kërkesave, është futur dhe ajo e pluralizmit politik. Me thënë të drejtën, ne s’e kuptonim as si term, se çfarë ishte pluralizmi.

Më vonë si ndodhi që u përzgjodhet si truproja i zotit Berisha?

Kur u krijua PD, pasi u shpall edhe legalisht, ne rrinim fillimisht te godina 15. Në atë kohë rrija dhe flija në një dhomë me Azemin. Kur PD nisi prezantimin dhe organizimin edhe nëpër rrethe, shkoja vazhdimisht me Azemin. Ishte një gjë e re, dicka e panjohur për shqiptarët, ishte ai çlirimi i gjithë asaj shtypjes nga regjimi komunist, ishte shpresa e shqiptarëve, ishim të gjithë entuziast.

Por një ditë Azemi më kërkoi që në mitingje dhe takime të ndryshme të kisha kujdes Berishën. Unë mund të dal e të kujdesem vetë për veten, – më tha Azemi, – por Berisha ka më shumë nevojë, sidomos para gjithë atyre turmave entuziaste që futej mund të përballej edhe me njerëz dashakeq. Ka qenë një sugjerim i Azemit që unë të kaloja me Berishën.

Si ka qenë raporti juaj me Berishën, si ju trajtonte ai?

Fillimisht raporti ka qënë mëse normal. Berisha ka qënë në atë kuptimin një njeri impulsiv, korrekt në disa marrëdhënie. Pas tre-katër muajsh pata një problem me Azemin, ky i fundit shkoi dhe i tha Berishës, që Izeti është rrugaç, është ashtu e është kështu dhe mos e prano më të të shoqërojë. Pata një shkëputje dy tre mujore me Berishën.

Si u riktheve?

Jam rikthyer në shtator të vitit 1991. Në fakt më ka thirrur vetë Berisha përpara kongresit të Partisë Demokratike. Në atë kohë kishin filluar përçarjet mes grupeve në PD dhe grupi që ishte Pashko, Ceka, e të tjerët përdorën Azem Hajdarin si kandidaturë për të mundur Berishën. Nga ana tjetër doli dhe kandidatura e Cekës. Qëllimi i tyre ishte që votat që përkranin Berishën, përkrahnin dhe Hajdarin dhe nga përcarja e votave, fitonte Ceka. Une mendoj se ai kongres ka qenë më demokratiku ndonjëherë që është zhvilluar në atë parti. Azemi mori rreth 12 vota mos gaboj, Ceka dicka më shumë dhe Berisha fitoi me një shumicë dërrmuese.

Pse mendonte Azemi se ju ishit rrugaç?

Azemi i zmadhonte gjërat dhe ato gjëra që nuk i kishte nën kontroll mundohej t’i eliminonte. Sepse përplasja ka ndodhur që ta sqaroj, në kohën pas rrëzimit të bustit të Enverit kur unë kërkohesha nga policia pse kisha marrë pjesë në atë grupin që rrëzoi bustin. Ika në Kavajvë. Ditën që është rrëzuar busti, Azemi nuk ka qenë aty. Më pas ky erdhi në Kavajë për një vizitë se kuptohet Kavaja ishte atëherë qendra e demokracisë. Kur u takuam filloi të gënjente. Thoshte se ai kish qënë aty, madje kryesori. Unë i thashë që nuk është ashtu siç po thua. Ti nuk ke qenë aty kur u rrëzua busti, pse duhet të gënjesh?! Madje filloi të fantazonte, thoshte se ka qenë në një makinë të policisë dhe kishte kapur mikrofonin e Ministrit të Brendshëm dhe se ai i ka thënë policisë tërhiquni.

Sepse nga Hekuran Isai në atë kohë kishte një urdhër që policia të qëllonte ndaj qytetarëve por sipas Azemit ai kish nderhyrë dhe e kish zgjidhur këtë punë. Ja, ato fantazitë e tij policeske që ka pasur gjithmonë në kokë.

Do flasim për raportin tuaj me Azemin, por do doja të qëndrojmë pak në familjen Berisha. Raportet me fëmijët e zotit Berisha, gruan e tij Lirien si ishin gjatë kohës kur ju ishit truproja e tij?

Raportet kanë qenë korrekte. Fëmijët kanë qenë të vegjël, vajza ka qenë pak më e rritur. Unë shkoja e merrja në shtëpi edhe gjatë kohës kur nuk ishte President. Kemi shëtitur gjithë Shqipërinë bashkë. Shkëlzeni në atë kohë ka qenë i vogël, por që atëherë ka pasur ato prirjet për luksin, i kishte qejf lekët. Tregoj vetëm një rast që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku.

Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge. Emri nuk ka shumë rëndësi sot, po të doni edhe e them. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash.

Po flisni për një kohë që ai mund të ketë qenë gjimnazist kam përshtypjen…

Më duket se diku te 17 vjetët ka qenë, mos gaboj…

Gjithmonë nëse këto janë të vërteta… Por a mendoni se ishte në dijeni zoti Berisha?

Nuk e di, nuk mendoj por jam i sigurt për këto që them. Janë mëse të vërteta, le t’i kundërshtojnë.

Pse jeni i sigurt?

Shumë i sigurt. Unë them dhe emrin se te vila e kujt e ka cuar nëse doni?

Po. A mund ta thoni?

Te vila e Landit të Jasharit në Vlorë. Vlonjatet e njohin. Por e njohin edhe më gjerë. Është në Itali ai tani.

Pse i duhej djalit të presidentit të bënte një gjë të tillë, ai kishte gjithë vëmendjen në atë kohë dhe mund të kish njerëz që mund t’ia falnin aq para?

Mund ta pyesni vetë atë. Ai e ka pasur dëshirë lekun. Njerëzit që e kanë lekun si ideal mund të bëjnë cdo gjë që ta fitojnë atë.

Ishte një kohë kur kishit lukse? Ju udhëtonit shumë në atë kohë. Përfitonit nga fakti që ishit afër presidentit, dieta, udhëtime…

Unë kam udhëtuar (jashtë vendit) rreth pesë-gjashtë herë me Berishën. Sepse pas një incidenti që patëm në Crans Montana, kur ktheheshim nga Amerika unë përfundimisht nuk kam udhëtuar më me të. Ktheheshin nga SHBA, vizita e parë e Berishës atje, në muajin qershor, dhe si shqiptarët që dolën nga varfëria ekstreme dhe ajo (Liria) nuk bënte përjashtim nga shqiptarët e thjeshtë edhe pse ishte gruaja e presidentit.

Shqiptarët e Amerikës e mbushën me dhurata atë. Pasi mbaruam gjitha takimet në Uashington u kthyem në Nju Jork ku kishim takime në OKB dhe do iknim direkt për në aeroportin Kennedy. Çantat i mbaja unë të gjitha, dietat… Mendojeni, atë kohë, as shef protokolli nuk kishte Presidenti. Asgjë! Unë i mbaja të gjitha, e imagjinon dot? Edhe ajo pyeti për një çantë blu që kishte marrë, një çantë me 20 palë këpucë që kishte marrë atje a ku di gjë unë.. Unë pyeta gazetarët a e keni parë një çantë blu? Ata thanë po, ka ikur në aeroport. I thashë që është në aeroport çanta. Ne hipëm në avion dhe shkuam në Zvicër. Një natë qëndruam aty në Gjenevë dhe kur shkuam te hoteli në Crans Montana më tha mua, që mungon çanta blu. I thashë nuk e di – Ti me the që është në aeroport. – Ndoshta ka ngel në hotel i thashë unë… Unë e di që është nisur.

Kush ju tha që mungonte çanta blu?

Berisha, sepse i thoshte e shoqja. U mërzit shumë për çantën ajo. Berisha më tha mua uli valixhet poshtë, më pas tha ngjiti lart. I ngjita sërish! Uli prapë- më tha. Kur më tha për herën e dytë uli poshtë, ju ktheva: – nuk jam hamall. Ishte diçka që zor e kam mbajt veten. Si duket edhe nga mimika e fytyrës, gruaja (Liria) tha, tamam tamam, nuk ka gjë. Ajo siç duket e pa që u bëra keq dhe kërkoi të qetësonte situatën.

Berisha më tha: Pse e bën fytyrën ashtu? I thashë: Kam 24 orë pa ngrënë. Sepse ne kur shkonim në udhëtime jashtë merrnin 12 dollarë dieta në ditë. Në forumin e Crans Montana në Zvicër një McDonald atje bënte 15 dollarë, unë kisha 12 në xhep dhe rrija pa ngrënë gjithë ditën. -Pse unë do të jap bukë me hangër më tha Berisha? I thashë dietat nuk mjaftojnë. Ai m’u përgjigj:- herë tjetër mos hajde më atëherë! Mos të vish më! I thashë që vetë më ke marrë. Si të duash, nuk vij më. Dhe nga ajo kohë s’më mori në asnjë vizitë jashtë shteti si President.

Tani që i tregon këto histori, si të duken? A nuk janë pak qesharake?

Normal që duken qesharake. Por për kohën kanë qenë normale. Për një shtet si Shqipëria të rreckosur, me arkë shteti bosh, çdo gjë bosh. Ishim të varfër të gjithë. Ka dhe një histori interesante që dua ta tregoj. Kur po shkonim në Bruksel, se përveç se bëja protokollin, mbaja çantat e atyre, mbaja edhe dhuratat që çonim atje. Kjo qe një gjë vërtet komike në Belgjikë. Kur kemi shkuar te mbreti Albert në Belgjikë, në vend që t’i jepte dhuratën e tij, një shpatë të punuar me argjend, Berisha i dha gabimisht një dhuratë për gra. Ishte një rrip mesi për Caterina Lemierr, kryetare e Asamblesë…

Nuk më thatë si i kishit marrëdhëniet me zonjën Liri?

Normale. Zonja Berisha ka qenë një grua e heshtur që në dukje nuk ngatërrohej me asnjë lloj gjëje, por në prapaskenë ka qenë atkive dhe me shumë ndikim te Berisha, me sa kam arritur të kuptoj. Në paraqitje ajo është një grua shumë dashamirëse dhe unë këtë përshtypje kam, por që si ta them nuk është se edhe asaj nuk i pëlqente luksi…

Dua të flasim më shumë për vitet ’90. Shumë njerëz u kujtojnë që ju keni qenë i qetë , inteligjent, pak rebelë po, por që me përfshirjen në politikë u shndërruat në një badigard famëkeq. Pak ditë më parë një kolegia ime në Tiranë më tha ju kishte frikë dhe se në ato kohëra i dukeshit si Herkuli kur ecnit në rrugë. Kaq i vrazhë, kaq i frikshëm keni qenë?

Shqipëria është nj vend i vogël . Thashethemet janë shumë të mëdha. Kuptohet që unë nuk kam qenë një njeri engjëll. Kam bërë gabimet e mija. Si njeri kam qenë pak i dhunshëm, por jo me njerëzit e thjeshtë. I dhunshëm kam qenë me politikanet. Dhe ma merr mendja se pak kam bërë ndaj tyre. Flas për politikanët e dy krahëve.

Kur thua i dhunshëm çfarë nënkuptoni? I dhunshëm verbalisht apo fizikisht?

Fizikisht, fizikisht…! Kam rrahur disa prej tyre.

Kë keni rrahur?

Po ku mbaj mend. Nga ata të PD-së kam rraf. E di si është puna? Në psikologjinë e shqiptarëve vlerësohet gjithmonë forca fizike dhe jo mendja. Të gjithë mendojnë se po të jesh i fortë fizikisht mund të jesh i pranueshëm. S’kemi përdor kurrë mendjen, por forcën. Në një vend të civilizuar duhet të vlerësohet mendja. Dhuna është arkaike, e di këtë.

Pse ishit i dhunshëm ju?

Ajo kohë ashtu ishte. Ka qenë një ndarje ideologjike. Të djathtë e të majtë. Edhe ne për fat të keq u mësuam me urrejtje në atë kohë. U mësuam mos t’i pranonim njerëzit me bindje të kundërtëa, pavarësisht se kishim dal nga një regjim komunist që kishim vuajtur të gjithë. Ne ramë po në atë gabimin që kishin bërë të tjerët. Filluam të dhunonim ata që ishin në opozitë..

Kush u’a frymëzonte këtë?

Kuptohet ideologu ka qënë Berisha. Ai nga një ish-komunist u kthye në një demokrat të tipit fashist.

E dinte ai që ju ishit i dhunshëm me deputetët e PD?

Kuptohet që e dinte!

Pas gjithë kësaj kohe, a jeni penduar që jeni sjellë keq me politikanët e PD?

Po jam pendue! Për çfarë jam pendue do thoni ju? Jam pendue për një gjë që sikur në 97–tën kur të gjithë ishin në dorën time në atë anijën e Otrantos që u mbyt duke marrë jetën e njerëzve të pafajshëm të cilët po iknin për të gjet shpresën nga dhuna, nga terrori i majtë e i djathtë që u kryente në atë kohë; ti kisha mbledh të gjithë bashkë, politikanë të PD e PS ti hypsha në atë anije dhe t’i lija në det të hapur që Shqipëria të shpëtonte një herë e mirë. Kjo është pendesa ime. Ndonjë pendesë tjetër nuk kam!

Cili mendoni se është vendi i zotit Berisha në historinë moderne të Shqipërisë?

Unë nuk jam historian. Por Berisha për mua kur kam qënë student, ka qënë idoli im (idhulli) dhe kjo është arsyeja që unë kam qëndru afër tij. Kur ka qënë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë kam patur atë përshtypjen si për një njeri të përkushtum, i zgjuar, i ardhur nga Tropoja që kish arritur me përpjekjet e veta të arrinte deri në një pikë të atillë.

Ne krenoheshim sepse shumë pak tropojanë kishin bërë përpara dhe kishin bërë emër gjatë kohës së regjimit komunist. Kjo është pjesa që i takon Berishës si doktor. Si doktor ai ka qënë i përkushtuar, nga ata mjek që ngrihej në 2 të natës dhe shkonte tek pacientët e tij. Që nuk merrte ryshfet kur shumë profesorë të tjerë të Mjekësisë merrnin ryfshfet dhe i linin pacientët t’i operonin praktikantët. Ai nuk merrte kurrë dhe nuk abuzonte. Ishte nje mjek i përkushtuar. Edhe në atë kohë ryshfeti ishte i përhapur në mjekësi, por Berisha nuk ka qënë i tillë.

Ndërsa Berisha si politikan, nuk e di por ai pasioni e ndryshoi shumë! Thonë që pushteti dhe paraja i ndryshon njerëzit, por unë mendoj që nuk i ndryshon ata me karakter të fortë, por vetëm njerëzit me karakter të dobët. Unë e kam pas ditë për karakter të fortë. Vet faktet treguan që ai ndryshoi! Si njeri ka qënë autoritar, por me ardhjen në pushtet ai u kthye në një autokrat që nuk pranonte asnjëlloj kritike, asnjë lloj konkurence, dhe më e keqja ishte se ai e mbushi PD-në me bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Atë partinë e ëndrrave tona, e shpresës së studentëve të dhjetorit, të intelektualëve që erdhën dhe e mbështetën atë lëvizje shumë të pastër dhe historike, u tradhtuan nga përfaqësuesi kryesor, nga Partia Demokratike. Pse PD? Sepse kjo parti u mbush me njerëz anonim. Me njerëz që nuk kishin asnjë kontribut, u mbush me klanin më të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit dhe fajtor për këtë është Sali Berisha.

 

*****

E PLOTË MUND TË LEXOHET DUKE KLIKUAR KËTU

Share This Article
5 Comments
  • Izeti ka ngritur akuza te dokumentuara qe e bejne Berishen
    .
    KRIMINEL
    VRASES
    TRADHETAR
    I PABESE
    TERRORIST

    Pra gazeta Dita dhe vete Izeti duhet ti drejtohen
    shtetit amerikan qe na i beri peshqesh nga Beogradi ne 1991 Saliserbin..
    .
    PSE TE NDERUAR MIQ PO E MBRONI ME CDO CMIM KETE MONSTER QE DHE JU JENI FAJTORE ?

    Era e dyshimte e koheve te fundit nga disa ambasadoreve amerikane (Rajerson-Arvizu-Lu) ka kohe qe eshte vene re qe nga koha e fekondimit te salibishes ne 1991 nga udb-cia ,ne mbrojtjen heroike te Arviziut ne krimin fashist te 21 janarit e deri te Luja I Lulit qe sipas Gery Kokalarit eshte per tu meshiruar

    ============================

    Le ta themi me ULURIMA…..qe ky lloj reforme drejtesie dhe baleti ne akull qe po luhet deri tni me ca PS-ISTA eshte poshtrimi me I madh qe I behet popullit shqiptar qe nga 1912 eshte me keq se cdo lloj pushtimi.
    .Riperseritja e deshmive te IHaxhise nga DITA eshte nje mbyllje turpeshme dhe me shume po ngjan me ceshtjet e 21 janarit GERDECIN dhe rrugen e kombit qe u mbyllen perfundimisht..
    .
    Fakti qe Visho Ajazi pasqyra kriminale e Gazidedes dhe Berishes emrohet ambasador ne Nato..
    .
    Fakti qe Ilir Meta qe eshte JELEK ANTIPLUMBI ne mbrojtje te salibishes emrohet President
    .
    Fakti qe gruaja e tij Monika ka dale nga kontrolli mendor me Tit Vasilat e saj dhe eshte bere Kamikaze e salihorrit
    .
    Fakti qe DEVILI LUL BASHA u shperblye me 14 miljon dollare per pallatin illegal pikerisht ne vigjilje te 21 janarit..tregojne se nje lloj invazioni antiramist ka filluar si ne 1991 apo 2005 dhe kjo eshte e frikeshme se po varroset ai komb pergjithmone

    ***

    Sot elezbiberoamerikanet dhe wisner-amerikanet e makartizmit jane bere shume agersive nembrojtje te salibishes tyre ..PSE NDODH PIKERISHT NE DITET E SOTME?

    Dihet qe ne 1991-1992 Salibisha u kthye nga nje “PAL MELYSHI” I ramizit te enverit ne nje PIT BULL TE elezbiberit per te shkaterruar komunizmin e vdekur u kthye ne kanibalizem politk dhe genocid antikomunist me I zi se ne kohen e fashizmit.

    Sot po shohim shume republikane te linjes ashper dhe ketij fare elezbiberaj e po mbrojne me cdo cmim “DEMONIN GJASME ANTIKOMUNIST salibishen e makartistit pro serb rajerson…kur ky I fundit erdhi nga komanda e BEOGRADIT NE VITE 90’

    Logjika elementare thote:

    Pse duhet te vazhdoje akoma kanibalizmi me ENVER HOXHEN qe ne vitet 60 pezuri flloten sovjetike dhe doli si CUB nga traktatai varshaves…

    PRA A KA VEND PER FALJE NGA ADMINSTRATA AMERIKANE per gafat e tyre ne lidhje me berishen ??

    lufta me mullinjte e eres gjasme me komunzmin I dola boja ..dhe paska qene loja e rajersoneve,elezbibereve e deri te arvizute dhe lute

    Ka ardhur koha te pyesim

    A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA (fis tribu) ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre

    SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN

    ……………….SALIGATE……
    per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne

    WATERGATE APO IRANGATE…

    sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)

    PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I DEKRIMINALIZIMIT,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe po te happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.

    PSEUDO DEKRIMINALIZIMI= NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.

    DUHET DEBIBERIZIM DHE DEBERISHIZIM

    KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse

    sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
    KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE
    Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
    Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
    Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.

    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    .
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se
    DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

    KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
    FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
    .
    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
    E thene ndryshe
    Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate) duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
    ne te kundert ENVER HOXHA
    NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
    ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA..
    QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE
    PERVERSIN ME TE MADH
    QE KA NXJERRE NJERZIMI…
    GHOST OF VIQIDOL

    TE NDERUAR DONALDER

    PRANGA BERISHES….
    .MOS E BENI ENVER HOXHEN
    BURRIN E SHTETIT ME TE MADH
    QE KA NXJERRE NJERZIMI
    (EDHE PSE ZBATOI NJE DOKTRINE TE GABUAR)

  • I.HAXHIA ESHTE THESAR I THESAREVE TE SHEKULLIT 21 NESE DO HAPET PROÇESI GJYQSOR ME NJE TRUP GJYKUESE TE ASNJEANESE DHE TE HAPUR PER MBAR POPULLIN SHQIPETAR.IZETI DI SHUME PER FAMILJEN E SALISERBIT SA ASNJE TJETER NE BOTE.POR AI DUHET TE RUHET NGA QEVERIA SI DESHMITAR KYC QE DUHET TE PASTROJ HISTORIN 25 VJECARE E TE NA SHPETOJ PERFUNDIMISHT NGA MOSTRA SERBE ELESBIBERIANE E JAERSONIANE.KA ARDHUR KOHA QE SHBA ME ARVIZUN TE BEJNE KTHESEN E DUHUR PER TE GEZUAR MBESHTETJEN E 95%,TE POPULLIT SHQIPETAR.
    SE LE TA THEMI TROÇ:ESHTE SHBA QE PO E MBAN NE POLITIKE SALISERBIN ME DEMEK SE PO IKU SALIU..NA KTHEHET KOMUNIZMI.
    ESHTE FAKT SE SZEMIN NUK E KA VRARE IZETI POR F.HAKLAJ DHE IZETI ESHTE DENUAR NE MUNGES.DHE NE PRIT TE VRASESI E NXORI SALIU ME ANEN E G.POLLOS,PASI HAKLAJT ERDHEN NGA TROPOJA PER TE VRAR SALIN E JO AZEMIN.SE SALIU E GJAKOSI FAMILJEN HAKLAJ E JO AXEMI.DHE ME ANEN E AZEMIT SALIU DONTE TE MERRTE PUSHTETIN.DHE E MORI.POR TELEFONATA AMERIKANE E DETYROJ TE HIQTE DORE NGA MARREZIA.
    DHE MARREZIA E SALIUT VAZHDON EDHE SOT PER PUSHTET ME REVOLUCION E DHUNE.ATHERE ÇFAR PRET SHBA…? LUFTE NE ALBANI..!
    SHBA DUHET TI KRIJOI KUSHTE IZETIT PER NJE GJYQ TE DREJT KETU OSE NE H A G E.

  • Saliserb Berisha:
    1- Kryekrimineli i Shqiperise, i te gjitha kohrave .
    2- kryekysari i Shqiperise,i te gjitha kohrave.
    3- kryetradhetari i Shqiperise,i te gjitha kohrave.
    4-kryemafiozi i Shqioerise ,i te gjitha kohrave.
    5- kryeterroristi i Shqiperise i te gjitha kohrave.
    6- Jago intriganti, i te gjitha kohrave.
    7- kryeikorruptuari i Shqiperise, te gjitha kihrave.
    8- kryebanditi me i madh qe ka njohur Shqiperia ne te gji-
    the historine e saj 105 vjecare!
    Etj.etj.etj.
    9- Denimi me burgim te perjetshem ne Rec eshte pak,
    shume pak per MONSTREN E VICIDOLIT…

  • TE GJITHA KOMENTET QE PO BEHEN NE D I T A PER SALISERBIN TREGOJNE EDHE FAISINE E DISA AMBASADOREVE TE SHBA NE VENDIN TONE.KA ARDHUR KOHA QE SHBA TA FLAKIN SALISERBIN.NE TE KUNDERT POPULLI SHQIPETAR DO INDINJOHET SETEPERMI.POR KETO SHKRIME E KOMENTE NUK BESOJ SE LEXOHEN NGA AMBASADA E SHBA NE TIRANE.AJO DUHET TE VIHET NE DIENI.
    ..KA ARDHUR KOHA QE I DUHET DREJTUAR ADMINISTRATES SE SHBA PER GABIMET QE I JANE BERE POPULLIT SHQIPETAR NGA DISA SHQIPTARO-AMERIKAN SI ELEZ BIBERAJ E KO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *