REPLIKA / Izet Haxhia i përgjigjet Berishës: Matuf i lig, nëse do vrisja njeri, i pari do ishe ti!

Dita

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, ka reaguar pasi Berisha i ka përmendur emrin në seancën e kësaj të enjte në parlament, pas një interviste në DITA.

Haxhia thotë se nuk ka vrarë asnjë njeri në jetën e vet.

Ai thotë se nëse do e bëjë këtë gjë, do e nisë pikërisht nga Sali Berisha.

Replika e plotë:

“Nuk kam ndjekur ndonjëherë seancat e parlamentit të krimit dhe aq më tepër fjalimet e tipit Kastro të komunistit të fundit në Europë, të kryekriminelit të Shqipërisë, përçarësit të këtij populli, dhëndrit të devotshëm të Serbisë…

Më thanë ca miq që të ka përmendur emrin në fjalën e tij të marrëzisë e mashtrimit që me ‘qetësi e dashuri’ e ligjëron çdo të enjte pa ia prishur terezinë njeri.

Nuk më habit, as më shqetëson epiteti që më vë një vrasës.

Ai më quan vrasës për një krim që e ka bërë vetë.

Vërtet mund të isha bërë vrasës, sepse të jesh pranë për vite dhe t’i shërbesh një psikopati skizofren, shumë kollaj mund të përfundosh në një vrasës.

Ka dashtë zoti që nuk përfundova i tillë, për këtë jam i qetë.

Por ky matuf i pabesë tregon duke i bërë autogol vetes, se ai më paska denoncuar dhe me dëshminë e tij jam shpallë vrasës dhe dënuar nga gjykata e tij e plepistave.

Si i tillë, dua t’i them këtij matufi të pabesë, se unë e kam ditur që kur e ke bërë denoncimin tat si një frikacak i lig që je, në Ambasadën Amerikane në vitin ‘99, për mua dhe vëllezërit e mi.

Kushti yt për këtë denoncim të rremë ka qenë që denoncimi ku më fajësoje mua të ngelej i fshehtë dhe të mos përmendej emri jot si denoncues.

Vetëm denoncimi i jot ndaj vëllezërve të mi do publikohej, jo emri jot si denoncues.

E bëre këtë denoncim si frikacak që je pasi vrave Fatmir Haklajn, që në të gjallë nuk guxoje as t’ia përmendje emrin, ashtu sikur nuk guxon sot ti dhe kolegët e tu’ t’i përmendni emrin kriminelëve më të rrezikshëm, që bënë mbrojtjen tuaj e po bëjnë kërdinë duke terrorizuar që nga njerëzit e thjeshtë, tek biznesi, duke u vënë gjoba, duke vrarë gjykatës për çështje pronash, pronarë bankash që pastronin paratë e tua e tët biri, të fituara me krim e gjoba të vëna.

Përmend vetëm emrat e ushtarëve të tyre, por jo të bosëve të tyre mafioze.

Ti i din shumë mirë emrat e tyre, sepse karrierën e tyre kriminale e kanë filluar në sundimin tënd.

Nuk ua përmend sepse je një frikacak i pështirë, dhe ngaqë mendon t’i përdorësh nesër për interesat e klanit tënd kriminal leh si një qen i tërbuar duke shpifur dhe duke kafshuar me ata dhëmbët e t’u të prishur.

Kafshim që ka infektuar një popull të tërë.

Por mirë jua bën, kur përballë teje ka vetëm eunukë të tredhur, që mendojnë vetëm si të të kalojnë ty në vjedhje e pasurim të paligjshëm.

Si përfundim dua te them diçka: Nuk jam vrasës, as kriminel, por po vendosa të bëhem i tillë, preja e parë do të jesh ti o plak matuf dhe i lig, edhe pse është në kundërshtim me Kanunin e Lekës, që ti doje të na e bëje Kushtetutë”, shkruan Haxhia.

Share This Article
11 Comments
  • Izet , kam ndjekur te gjitha shkrimet dhe deshmit e tua dhe jam solidarizuar ndergjegjesisht me gjithcka thua ! Ato cka na thua kan nje vler te pacmushme per te gjith shqiptaret kudo qe jan sepse sqrojn mjaft situata pasqyrojn te verteten e hidhur dhe te kamuflluar me forcen e pushtetit qe shfrytezon nje perbindesh ne kuriz te atdhetareve ,ne kuriz te gjith popullit !Kuptohet qe nje njeri i till qe nuk mund te quhet njeri,nuk esht vetem ne kte katastrof ! Ai esht pasqyr dobesis,servilizmit,pabesis
    dhunes dhe intriges se gjith atyre qe e ndoqen dhe e ndjekin e atyre qe ju tremben apo ju pelqeu ruga e tij dhe preferuan te jen lakej se patriot,preferuan perfitimin e privilegjet se sakrificat ! Dy her erdhi ne fuqi e ky esht turp i shqiptareve ! Mbolli dhe mblodhi reth vetes bandit e hajdut e nen shembullin e tij u mbush ter politika shqiptare …Njeri me i ndyr nga tjetri per 30 vjet i ben demin me te madh historik Shqiperis ! Ti, njeriu qe ishe afer tij, je i vetmi deshmitar qe i shpetove ndeshkimit te tij dhe tani po hedh drit per kte kriminel dhe ter bashkpuntoret !Po hedh drit per ato ftyra qe mbi veten dhe privilegjet jan gati te sakrifikojn popull e Atdhe e hyjn ne sherbim te cdo krimineli e tradhtari ! Jan kta qe Shqiperin e kan katandisur nje xhungel krimi te cilen e shofim dhe e ndjejm ..
    Por Izet ,do te doja te shtoj ne ate cke nisur ne sherbim te vendit tend duke vuajtur larg Tij vetmin e dhimbeshme,mos kurse ma emra sepse tashme te gjith vleresojm xhestin tend ,lexojm cka thua e te besojm !
    Esht sherbimi me i mir qe ju ben shqiptareve te ndershem ,te paster, te varfer e te dhunuar..
    Pershendetje………..

  • Replike burrerore e Izet Haxhisë!
    Duke lexuar kete Replike, ne mendje te vijne sa e sa krime qe ka kryer me duart e tij te gjata e te gjakosura Monstra Sali!…
    Izet Haxhia ja di edhe pikat e dobta edhe pikat e forta Kriminelit qe po terrorizon Shqiperine perej Çerek Shekulli…
    Duke lexuar Izetin, ne mendje te vjen vetvetiu pyetja:
    A do gjykohet nje dite per krimet e tij makabre Sali Berisha?!…
    Ne ate Xhungel Krimesh dhe Mafjeje qe eshte kthyer Shqiperia, veshire se nje dite Drejtesia do te veproje, sic veprohet ne vendet demokratike ku sundon Ligji…
    Sali Krimineli eshte Koka e Krimit ne Shqiperine e pas viteve 90-te!…
    E mira eshte te gjykohet dhe hetohet.
    Por perball krimeve qe ka bere ky Monster, nje veprim i ngjashem me rrembimin e Aldo Moros ne Itali, edhe pse ekstrem, do ish
    gjithashtu i motivuar, kur nuk mund te gjendet rruga e Drejtesise…
    Kam parandjenjen se Tropojanet , te cileve Sali Vrasesi u ka bere gjemen duke u vrare djemt, si Haklajt, (thone se ne Tropoje jane zhdukur me dhjetra djem te rinj, por jo vetem ne Tropoje),
    por dhe shume vrasje makabre si ajo e Remzi Hoxhes, Kosta Trebickes dhe shume te tjereve, do te nxisin nje
    dite akte hakmarrjeje ndaj Sali Tano Karridit…
    Natyrisht, kur keto veprime organizohen nga njerez te pregatitur, si Izet Haxhia ose oficere zbulimi si ata qe
    pregatiteshin dikur ne Shqiperi , apo pregatiten ende sot nga amerikanet, ruset, kinezet, etj, , ne rastin konkret te ben te mendosh, sepse Drejtesia ne Shqiperi nuk po vepron…
    Saliu e ka mbushur Kupen, ndaj edhe eshte i perligjshem zemerimi i Izetit kur thote:
    MATUF I LIG, NË SE DO VRISJA NJERI, I PARI DO ISHE TI…!
    Nuk i perkrah kurre veprimet e ashpra, por ne nje vend ku Drejtesia nuk vepron, do te kete gjithnje Avni Rustem….!
    Replika e Izet Haxhise eshte nje paralajmerim per Drejtesine shqiptare, per mos tu lene shteg Hakmarrjes primitive…!

  • *****SHembulli i shkatrrimit të paftyrësise së S.Berishës me fakte është ajo e djaloshit trim ,atëdhetar ,i zgjuar,kurajoz i Izet Haxhisë .Por edhe ajo polemika e Benë Blushit në Parlament ( NDONSE E VONUAR ) kundër Sali kriminelit , ka fituar simpatinë e shqiptarve të ndershëm.

  • Ty Te takon ta vrasesh ate qen bir qeni O Izet!

    Ja ke borxh Shqiperise ta besh ate gje edhe sikur te humbesh jeten tende.

    Jeta jote nuk ka vlere atje ku je, dhe ti e di qe nuk ke per tu kthyer ne Shqiperi sa te jene te fuqishem klani i atij derri qe edhe tashti nuk rri dot por aktivizon bandat e tij per te terrorrizuar kombin shqipetar.

    Ti e di qe asnje njeri nuk do ta denoje ate qen. Por ty te takon ta besh, vetem per faktin qe e ndalove te ike ne 97! Se ti, me ate ndalim, i dhe mundesi atij qeni te shkaterroje Shqiperine, qe duket se ti e don!

    Pra, laje borxhin me veper, jo duke kerkuar falje me fjale! Se kerkimi i faljes me fjale nuk e lan borxhin qe ti i ke Shqiperise!

  • o izet mbaroje ate qe ke nisur hajde ne tirane , vere nje parruke dhe mustaqe mbaje nje pale syze sajo nje pasaporte turke dhe do shpetoshe shqiperine nga armiku i shqiperise,

  • Izet!
    Jam nga krahina e Merturit.I lindur ne Shkoder.Jetoj ne Amerike.Te gjithe qe te mburrin nuk e kane per asgja jeten tende.Keto qe te mburrin jane te mbushur plote urrejtje ndaj Berishes,po asnjeri nuk don ta beje ekzekutimin e kryekriminelit e tradhetarit te kombit Sali Berishes me duart e vet.Edhe une po ne shfrimin tend perjetoj.Po ama te keshilloj qe kurr mos guxo ta kryejsh ate krim.Se parit kryekrimineli asht i dekompozuar ne te gjitha nivelet e karaterit te shendosh njeri.Nuk ia vlen ta heqesh qafet Ti.Do hiqet vetvetiut duke perfundue ne koshin e plehrave te historise.E dyta asht te ruajsh koken tende se vlen ma shume se i gjithe krahina e Tropojes.Nese jeni shume mashkuj ne oxhakun,ne fisin tend mos u tut.Nese jeni pak kujdes se kete din ta cfrytezoj Berisha si kanonor dhe aspak i civilizuar si qytetar shqiperie e jo ma si qytetar europian.Jam ma i lumtur te te shoh gjalle te jetosh se nji shtatore ne maje te kryeqytetit per nji ekzekutim te nji plehut qe ka qelb gjithe vendin me goje hale dhe dhembe plot infeksion.
    Berisha i mban shpresat te vjeherria!
    Ndaj kujdes,kujdes,kujdes!
    Kur ish kryeminister mbante keshilltar nji te korruptuar shkijet,me te cilin u krekos ndaj te majtes.Ja usjell ketu ne kuvend po mos trembeni kur te vije.(ia kam harrue emrin shkjaut asht mik i te bijes se Berishes).
    Pershendetje!
    Shpirterish e perzemersisht.

  • zoti izet per te mbaruar punen qe ke nisur, shume thjeshte vendos nje parruke ngjite dhe nje pale mustaqe mbaje dhe syze te errta siguro dhe nje passaporte turke mos harro nagandin me mulli dhe numerroja armikut te shqiptareve;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *