Izet Haxhia vetëdorëzohet në polici

Leda Hysa

 

Izet Haxhia është vetëdorëzuar në policinë turke, pas vendimit të drejtësisë turke, për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Kjo gjë bëhet me dije nga vetë Haxhia: “Meqe nuk erdhën të me marrin, u dorëzova vete ne policinë turke”, shkruan ai.

Drejtësia turke vendosi rreth dy muaj më parë ekstradimin e tij në Shqipëri, por deri më tani nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.

Ish-badigardi i Sali Berishës, që është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ka deklaruar disa herë se kërkon që të vijë në Shqipëri për t’u rigjykuar.

Haxhia ka thënë se është gati që të dëshmojë për veprimtarinë kriminale dhe korruptive të Sali Berishës ndër vite.

Pas vetëdorëzimit në polici, pritet që Haxhia të depërtohet për në Shqipëri brenda 30 ditëve.

Haxhia i ka kushtuar edhe një mesazh publik të dashurës së tij që jeton në Francë.

Përmes një statusi në Facebook, ai i kërkon gruas që i ka vjedhur zemrën që mos të dorëzohet.

Statusi i Haxhias

Té dua shume me shume se jeten,se veten , Vetem TY té desha dhe do té dua deri ne frymen e fundit .Nga Ty kerkoj vetem té behesh e Forte , ashtu siç ke karakterin tend ,shpirtin tend té bukur . Tu sulen monstrat qé nga Shqipria e deri tek sherbimet sekrete ne France , qé té ndanin nga une ,me shantazhe ,kercenime per jeten tende e té bebave té tu , té lodhen , té semuren , por Ti Nuk do dorzohesh ,do jetosh per mua , per dashurine tone . Té duaaaaa pafund Dashuria ime e bukur e besnike ..

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • More Izet!
    Mos ke gabue ne kohe se ketu vettingut nuk i ndihet fort zani si,para se te miratohes,te votohesh.
    Por po te uroj qe te kesh jeten e gjate e sa ma te bukur me zemren e shpirtit tand francezen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *