Duke filluar nga kjo e hënë e deri në një urdhër të dytë zgjatet fasha e orarit për mbajtjen hapur të bizneseve të lejuar gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga koronavirusi.
Bizneset do të qëndrojnë të hapura nga ora 05:00 deri me 17:30, ndërsa zgjatet dhe orari i qytetarëve për të bërë pazaret dhe kryer aktivitet e nevojshme.
Orari i lejuar për të lëvizur me leje vetëm një person brenda familjes për 90 minuta do të jetë brenda kësaj fashe orari nga 05:00 deri në 17:30.
Këto ndryshme të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë janë paralajmëruar më herët dhe nga kryeministri Rama.
“Lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre vetëm në fashën orare 05:00-17:30, duke filluar nga dita e hënë 13.04.2020, pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare. Hyrja në aktivitete e përcaktuara lejohen vetëm për një person të autorizuar, për çdo familje për kryerjen e shpenzimeve familjare ditore. Autorizimi do të jetë vetëm një herë në ditë dhe do të ketë një afat prej 90 minutash gjatë fashës orare 05:00 deri në 17:30”, shkruhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ajo që bie në sy është zgjatja e ndalim qarkullimit të qytetarëve dhe çdo lloj mjeti në fundjavë duke filluar nga e premtja, 17 prill në orën 17:30 deri të hënë e 20 prillit në orën 05:00 deri në një urdhër të dytë
Gjatë kësaj fashe orari në fundjavë nuk do të lejohet ansjë lloj biznesi hapur, as farmacitë, marketet apo bizneset e tjera që lejohen të hapura gjatë javës nga ora 05:00-17:30. Përjashtim nga urdhri bëjnë vetëm transporti i mallrave, policia, urgjenca, mediat dhe shërbimet delivery.
“Kufizim lëvizje në të gjitha qendrat urbane në Shqipëri për të gjitha kategoritë, këmbësor, biçikleta, ciklomotor, motomjete dhe mjete dhe ndalim ofrimi të shërbimeve për qytetarët nga aktivitete e lejuara, çdo fundjavë duke filluar nga e premtja, 17 prill, nga ora 17:30 deri të hënën në orën 05:00. Përjashtohen nga ky rregull të gjitha mjetet e transportit të mallrave, policia e shtetit, forcat e armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe kompanitë mediatike dhe shërbimet delivery”, shkruhet në vendim.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se nëse kurba do të ketë këtë trend rënie, do të shihet mundësia për të zgjeruar edhe lëvizjen me makina private të kompanive që lejohen të qëndrojnë të hapura. Masa lehtësuese, do të shoqërohen me ndëshkime më të ashpra, për të cilat qeveria ka paralajmëruar ndryshime të kodit penal dhe rrugor.


o.j/dita

A tha qe ishte fundjava e fundit ne izolim??
RROFTE VIRUSI POSHTE VIRUSI !!!
Drejtohemi nga nje obsesiv , gjithcka qe e ka shkuar ne mendje kur ka qene ne pushtet po e ben realitet , me ndihmen e pandemise Na ka kthyer ne kavje eksperimentale per teste psikologjike ( si ai kryetari i bashkise qe kishte prere ujin per te pare si reagonin qytetaret) . Detyrimet po na i kerkone sikur ne diktature , te drejtat na i ka hequr te gjitha . Nga ana tjeter po ndryshon Kodin Penal i cili kerkon votim te cilesuar , qe do te thote qe i duhen votat e opozites , te cilat nuk i kane munguar ndonjehere . Injorantet mbushesh listash qe kane mbushur mender parlamentin blihen per pese leke dhe po behen bashkepuntor te cmontimit te demokracise .
Ky ka hallin me i rrjep njerzit nga gjobat jo t’i mbroje ata. E morem vesh!! Do perfundojme te ikim te gjithe si shqiptare dhe veç ky te mbetet mbret i refugjateve te shkrete qe BE-ja nuk i do. Te pakten me ne BE-ja zgjedh te keqen me te vogel sa i takon ekstremizmit fetar.
Ça te ben i joti sta ben as armiku.
Si duket Ramuti ka zbuluar qe Covid eshte i rrezikshem nga e Premtja deri te Henen. Te Henen gjate fashove te Anetes, Covidi trembet dhe dalin njerezit.
Dakort, me rregullat dhe ndeshkimet. Po vete Qeveria a ka detyre qe per ditet E Shtune dhe e Djele. qe jane Ndalim-Qarkullimi, te bej dezinfektimin e ambjenteve ku shkel kemba e njeriut, ne vecanti ne Qytetet dhe fshatrat me me shume te infektuar, si Tirana, Shkodra, Fieri e tj. Pra, Qeveria, diten e shtune dhe te Diele te kryeje dezinfektimin e shkalleve, te koridoreve, te trotuareve, te rrugeve dhe rrugicave, ne qytetet dhe fshatrat me banore te infektuar.
Pra detyre e Qeverise eshte jo vetem te kerkoje prej qytetareve dhe bisneseve, por edhe te kryeje detyrimet e veta karshi Tyre.
Dezinfekimi eshte nje nga rruget kryesore per te zvogeluar perhapjen e Coovid 19.
Jam i bindur se Qeveria nuk e ben vete por aktivizon Bashkite, si edhe Institucionet e shendetit publik.
Por, Qeveria “demokratike” , le te mare shembull nga menyra se si do te vepronte Partia e Punes, Qeveria e Partise Punes dhe Komitetet Ekzekutive :
– Do te bashkepunonin me qytetaret duke i ngritur ne aksion, nen drejtimin e specialisteve, duke kryer dezinfektimin e ambjenteve te banimit dhe jashte tyre, ne cdo m2 ku shkel kemba e njeriut dhe me tej.
I vjen mire Edi Rames te thote se jemi ne lufte, atehere lufta fitohet jo duke diktuar, por edhe duke bashkepunuar me qytetaret, por edhe duke i ndihmuar ata me baze materiale dezinfektimi dhe mbrojtjeje ndaj armikut .