Mesditën e sotme një i sëmurë, i izoluar nga dëbora në fshatin Letëm, apelon për ndihmë.
I moshuari nga fshati Letëm i Njësisë Administrative Lunik ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lagjja në të cilën banon i sëmuri është izoluar nga dëbora ku trashësia e saj ka arritur mbi një metër.
Autoritetet e pushtetit vendor, me ndihmën e një subjekti privat po hapin rrugën automobilistike me fadromë në mënyrë që në kohë urgjent, Hysni Shuli të transportohet për në Tiranë.
l.h/ dita
