Izraeli godet Gazën, vriten dy palestinezë

Ornela

Izraeli ka shkaktuar vdekjen e dy adoleshentëve palestinezë në Gaza, sipas asaj që deklarojnë këtë të dielë zyrtarë lokalë të shëndetësisë, pasi forcat e vendit hebre kryen sulme mbi 18 objektiva që u përkisnin grupeve të militantëve në këtë enklavë palestinezësh, si kundërpërgjigje e një shpërthimi që plagosi 4 ushtarë izraelitë.

Sulmi, që nisi të shtunën e u duk se përfundoi mëngjesin e së dielës, ishte një nga më të mëdhenjtë në Rripin e Gazës që prej luftës së vitit 2014 mes Izraelit dhe militantëve palestinezë.

Ai nisi me një shpërthim bombe në kufirin mes Izraelit e Gazës, që plagosi trupat ushtarake izraelite. Izraeli u përgjigj me ato që ushtria tha se ishin sulme ajrore dhe goditje me tank ndaj 18 objektivave që i përkisnin Hamasit, grupi militant më dominues në Gaza, por edhe xhihadistëve islamikë.

Mjekët në Gaza thanë se të dielën morën trupat e dy adoleshentëve 17-vjeçarë palestinezë, të vrarë nga sulmet izraelite me tank. Por ushtria hebreje deklaroi se këto të fundit patën për shënjestër të dyshuarit, që sipas ushtarëve po përpiqeshin të kalonin në territorin izraelit.

Deri më tani asnjë grup militantësh në Gaza nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimin e së shtunës. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman tha se Komitetet e Rezistencës Popullore, një nga grupet me të vogla të armatosura në Gaza, janë përgjegjës për aktivizimin e bombës që plagosi ushtarët izraelitë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Hamasit, Fawzi Barhoum fajësoi Izraelin për aktet e fundit të dhunshme.

Tensionet janë rritur së tepërmi përgjatë kufirit të Gazës me Izraelin, që pas njohjes që i bëri presidenti amerikan, Donald Trump, në muajin dhjetor, Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Epo , vetem Izraeli nuk te fal . Ai nuk te ngacmon , por po e ngacmove , mendohu mire pastaj . Izraeli , nje shtet i vogel , por i fuqishem , i rrethuar nga gjithe anet nga kuçedra islamike qe i ben balle me trimeri . Vetem me Izraelin mos e kruani .

  • ti duhet te jesh agjent i grekut osendonje vendi tjeter se shqiptariika shpetuar izraelitet neluftene dyr boterore opor dhe palestina ka te drejten e saj e se e bene cop copfuqit emedha sic bene shqiperin ne nukbesojmaskeprifti as kehoxha por ne zot e mos i fut ketokomente se si percan dot shqiptaret orob qir ..

  • Xhaxhi Nake , sa klase shkolle ke ti a i vrare ? Shko , shko meso shqipen , pastaj shkruaj komente .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *