Ligjvënësit izraelitë kanë miratuar burgosjen e të miturve palestinezë nga mosha 12 vjeç të cilët akuzohen për krime të rënda dhe akte terroriste kundër shtetit të Izraelit.
I ashtuquajturi “projektligji për të rinjtë” tashmë po përballet me kritika brenda dhe jashtë vendit.
Ky projektligji i cili u miratua me 32 vota pro, 16 kundër dhe 1 abstenim do të lejojë autoritetet që të burgosin të miturit të dënuar për krime të rënda, si vrasje, tentativë vrasje ose vrasje nga pakujdesia, edhe nëse është nën moshën 14 vjeç.
Dhuna mes të rinjve palestinezë dhe policisë izraelite, ushtarë, si dhe civilëve ka arritur kulmin në 10 muajt e fundit. Përleshjet e vazhdueshme që shpërthyen tetorin e kaluar kanë shkaktuar të paktën 34 izraelitë të vdekur.

Ku po shkone kjo bote? Si mund te meret nje shtete me minorenet e nee shteti tjeter?
C’duhet te themi per izraelitet e rritur apo edhe te arsimuar e prestigiuar qe vrasin me metoda mjeksore?
A eshte ky fundi I botes?
Shpresoj te mos jete keshtu…!