Qeveria izraelite ka urdhëruar vendosjen e qindra ushtarëve në qytete të ndryshme të vendit për të ndihmuar policinë në luftën kundër sulmeve me thika që ka pësuar rritje ditët e fundit. Gjashtë skuadra ushtarësh janë vendosur në zona urbane të vendit, pas përshkallëzimit të tensioneve të fundit midis palestinezëve dhe izraelitëve.
Ky veprim është zbatimi i parë i masave të vendosura nga qeveria e Izraelit, për të luftuar sulmet me armë dhe me thika ndaj civilëve dhe ushtarakëve nga ana e palestinezëve. Kabineti qeveritar u mblodh gjatë natës së shkuar, ndërsa masat u bënë të ditura sot në mëngjes.
Një ndër masat është dhënia e kompetencave policisë për të mbyllur çdo pikë pas vlerësimit të masës së sigurisë. Korrespondenti i “Al Jazeera” thotë se masa të tilla janë të papara, pasi praktikisht nëpër rrugë, përveç policëve do të jenë edhe ushtarët.
Hapat e miratuara përfshijnë lejimin e policisë për të imponuar një mbyllje në pikat e fërkimit sipas vlerësimeve të sigurisë. Ai thotë se vendimi do të ndikojë në psikikën e qytetarëve izraelitë, kur të shohin njerëz me uniformë ushtrie nëpër rrugë.
Tridhjetë palestinezë dhe shtatë izraelitë janë vrarë pas shpërthimit të protestave në Bregun Perëndimor të pushtuar, në Jerusalemin Lindor dhe në Rripin e Gazës. /Dita/
