Izraelitja Drita: Linda dhe jetova falë besës shqiptare

Dita

Në Shkup u promovua libri i autores izraelite, Mimi Kamhi Ergas-Faraxhi me titull “Jeta ime nën pushtimin nazist”.

Vajza e autores së librit, Ita Bartuv ka lindur në Shkodër në vitin 1943. Siç i pëlqen ta thërrasin ndryshe, Drita Faraxhi, emër që i është dhënë gjatë kohës kur është strehuar në Shqipëri për t’i shpëtuar Holokaustit, kujton për Radio Evropa e Lirë fjalët e nënës së saj.

“Nëna gjatë gjithë kohës më ka përsëritur se ajo ka lindur dhe ka arritur të mbijetojë me familjen falë besës shqiptare”, thotë Ita.

Ajo kujton se e ëma i ka treguar vuajtjet e kalvarit nga Shkupi, përmes Kosovës për të mbërritur në Shkodër, ku janë pajisur me dokumentet shqiptare.

“Besa dhe fuqia e papërshkrueshme mbrojtëse e kësaj fjale. Copëzat e rrëfimeve të prindërve se si shpëtuan familja ime duke më mbajtur mua në krah si foshnje, duke lëvizur nga oborri i një shtëpie në oborrin e shtëpisë tjetër, përmes një dere të vogël që lidh oborret dhe fjalës që thuhej gjatë rrugëtimit: ‘këta i kam marrë dhe po t’i dorëzoj në besë’”, rikujton ajo rrëfimet e së ëmës.

Libri autobiografik “Jeta ime nën pushtimin nazist“, me kujtimet e Mimi Kamhi Ergas-Faraxhi është botuar në tri gjuhë, në shqip, maqedonisht dhe anglisht nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë.

Share This Article
5 Comments
  • Po “shqiperia” zoti parashkrues po te kishte Bese nuk ndronte ate dhe te behej shumica si Hamzai tradhetari i Skenderbeut.
    Nuk e di se cfare kupton ty me Bese qe sot ne Evrope jane mbushur rruget me prostituta dhe te rrembyera nga shqipetaret e “beses”.
    Sa per keta cifute,keta erdhen te zbuar nga spanja dhe erdhen ne Janine,Selanik etj dhe bashkepunuan me turkun,
    Kurr nuk dini te verteten zoti parashkrues eshte mire te mos shkruash,jo per ndonje gje por edhe Palestinezet qe jane ne tela dhe u kane marr vendin e tyre me nje qind marifete jane edhe ata njerez apo jo?

    • me vjen keq ,
      por e kam te veshtire te hyj ne debat me ty.
      Ne kte Bote te shpartalluar nga cdo vlere njerezore ,
      exziston gjithcka ,vlerat dhe antivlerat ,negativja dhe pozitivja e keqja dhe mira ,gjitthcka varet se ku e vendos vehten ti ,nga cili kendveshtrim be shef kte Bote ti vet .
      Ktu ,ne kte teme flitet per nji Epoke te se kaluares dhe ne kur diskutojme duhet ti qendrojme temes se subjektit e jo te perpiqemi ta injorojme ate me argumente te pavenda . Fakt eshte se atje ku exziston e mira ,eshte pran edhe e keqja ,njera pa tjetren s’munddet te exzistoje ,por varet se kush dominon mendoj un .Asnji nga popujt e Botes Europiane e Ballkanit ,si afroje mburoje ,nji populli si izraeli i cili kercenohej te zhdukej ne ate epoke nga Monsrat e Njerezimit ,pervec Shqiptarit . Dhe kjo veper shqiptare ,eshte nji nder Vlerat me te medha Njerezore . Sot ,populli Shqiptare ndodhet ne te njejtin pozicion perball Monstres se ksaj Bote e cila eshte superzmadhuar ne permasat e saj monstruoze si populli izraleit dikur ,sot Shqiperia ndodhet nen rrezen e shikimit te Djallit te Njrezimit prandaj edhe Shqiperia po lengon .nen ate mizerje e mbushur e pushtuar nga antivlerat ,qe kjo Monster e Njrezimit i ka injektuar ´kto 28-vjet qeneri njerezore ,duke i mbyllur cdo rruge jete . Por ne Shqiptaret do dijme ti rezistojme sulmeve te Monstres dhe kushedi del edhe per popullin Shqiptarre ,dilush dhe e ndihmon ,duke marre rolin e Mesias si ne Bible tregohet dhe na hap rrugen e na mundeson jeten ne liri jasht kampit te Monstres ,ashtusi Shqipetari u be ne Luften e Dyte Boterore per popullin izraelit ne Europe ,duke i shpetuar jeten . (nuk e di se kujt shtetsoe i perket ti ,qe paske nji opinion # mbi izraelitet ,por un kam rrespekt per ate popull dhe e vleresoj ate si komb ,qe diti te cohet nga shtrati i vdekjes dhe shndrohet ne nji komb te pavdekshem .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *