Ja 10 këshilla për jetëgjatësinë e çifteve në distancë

Dita

Ju nuk mund të merrni përsipër të hidheni drejt një marrëdhënieje në distancë të largët me të njëjtën mendje të ndarë sikurse ishit në një marrëdhënie të zakonshme. Me pak largpamësi dhe planifikim ,ju mund të evitoni të shkelni mbi “mina” emocionale që arrijnë të shkatërrojnë një lidhje në distancë.

Më poshtë Dita do ju ofrojë 10 këshilla që do ju ndihmojnë të ushqeni marrëdhënien tuaj në distancë, dhe ta ktheni atë në një histori të gjatë dashurie.

1.Analizoni xhelozinë.

Zgjidhni t’i besoni partnerit tuaj. Pyesni veten tuaj përse ndiheni xhelozë. Është mungesë konfidence nga ana juaj apo mungesë besimi? Nëqoftëse partneri juaj bën aktualisht diçka që ju bën të ndiheni xhelozë, zgjidhni të pranoni ndjenjat tuaj në një mënyrë të ndershme, dhe jo në mënyrë të ligë. Këto biseda të vështira do t’ju japin shumë  besim tek njëri-tjetri.

2.Intimitet në të gjitha nivelet.

Ju duhet të diskutoni për mënyrat dhe idetë e mundshme për qenë intim, jo vetëm fizikisht por në  të gjitha hapësirat e jetës suaj të përditshme.Edhe pse teknologjia e bën komunikimin më të lehtë, ju jeni ato që duhet ta bëni më speciale.

3.Vendosni për orarin e të folurit.

Të flisni me njëri-tjetrin është shumë e rëndësishme, por dhe e folura me tepri mund të jetë e rrezikshme pasi bisedat mund të marrin për kot. Si mund të arrihet bilanca e duhur? Kjo varet nga të dy ju. Ideja më e mirë është të bini dakord për sasinë e orëve që ju duhet për të folur përgjatë një jave, apo një dite dhe zgjidhja e duhur do ishte e folura në telefon dhe jo me mesazhe, sa për t’i dëgjuar zërin njëri-tjetrit.

4.Gjeni gjëra të ngjashme për të bërë.

Mundohu të gjeni dicka që të dyve ju  pëlqen ta ushtroni, dhe kjo mund të jetë një kurs kërcimi, ose të shikoni sëbashku një film. Mund t’i bëni sëbashku ndonëse miljeve të largëta që qëndrojnë midis jush.

5.Mësoni sesi të shijoni kohën tuaj individuale.

Mund të zgjidhni të trishtoheni për lidhjen tuaj në distancë, ose të jeni më fantastikë se kurrë për hir të partnerit tuaj. Përqafo një hob të ri, njih njerëz të tjerë dhe provo gjera të reja. Ndaj eksperiencat, zbulimet dhe mendimet e  tua me partnerin. Mos ngurroni të jeni të hapur ndaj lumturisë dhe emocioneve në jetën tuaj. Kjo gjë është shumë atraktive!

6.Respektoni hapësirën virtuale.

Mos prisni që partneri juaj t’iu kthej përgjigje menjëherë çdo mesazhi tuaj. Duhet të pranoni që secili nga ju ka një jetë të mbushur me punë, gjëra të papritura për t’u marrë si dhe hobe personale. Diskutoni sesa shpesh mund të takoheni online dhe sesa kohë keni në dispozicion për takimin tuaj,  pasi kjo do tju ndihmojë për të vendosur ura të suksesshme e të shëndetshme komunikimi.

7.Bëhuni kreativë.

Po sikur në vend të të chatuarit, të shkruani një letër dhe ta dërgoni atë? Kjo gjë do të sillte frymën aventuriere dhe romancën në lidhjen tuaj. Shkoni në një takim me distancë të largët, surprizojini ato me dhurata të vogla, ose mund të rezervoni një orë masazhimi për partnerin tuaj.

8.Mësoni dhe kuptoni sjelljen e konfliktit të njëri-tjetrit.

Diskutoni ndjenjat e njëri-tjetrit për të mësuar sjelljet në një situatë konfliktuale. Duke mësuar sesi partneri juaj sillet përgjatë një konflikti, kjo gjë do ju ndihmojë të jeni më produktiv në zgjidhjen e problemit. Identifikoni sjelljen e tyre, prisni një ditë dhe më pas trajtoni problemin themelor.

9.Përballuni me frikërat dhe shqetësimet personalisht.

Lërini pyetjet e vështira dhe mosmarrëveshjet për t’i diskutuar në momentin që ju të dy të jeni në  të njëjtin ambjent, pasi ndodh që duke shkruar  dhe duke komunikuar me video, i lihet shumë hapësirë keqkuptimeve.

10.Përballuni me pyetje të vështira

Mos kini frikë  të flisni për mendimet negative apo pyetje të cilat ju mund t’i keni. Por mos u nxitoni! Jepini vetes hapësirë dhe kohë për të parë nëqoftëse ndiheni në të njëjtën mënyrë, pasi ndodh që ndjesitë negative shkojnë dhe ikin pa asnjë arsye.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *