Ja 3 arsyet që bindën United të hiqte dorë nga blerja më e shtrenjtë e historisë së Arsenal

Gazeta Dita

Manchester United ka hequr dorë nga Alexandre Lacazette duke zgjedhur Romelu Lukakun për shkak të një raporti aspak pozitiv të një skauti të skuadrës.

Jose Mourinho ishte duke vëzhguar sulmuesin e Lyon, përpara se Arsenal të paguante një shifër rekord për klubin duke e dërguar në “Emirates”.

Por tektniku i United zgjodhi Lukakun pas një raporti të dyshimtë për Lacazette.

Një burim pranë Djajve tregon: “Lacazette ndiqej pasi ishte golashënuesi më i mirë i Ligue 1 franceze. Por shumë prej golave të tij ishin me penallti (10 nga 27).”

Në fund ai nuk u konsiderua pasi nuk kishte një gjendje fizike të mirë, nuk kishte impakt fizik dhe nuk shfaqej në ndeshje të mëdha.

Gjithsesi Arsene Wenger do të shpresojë që skauti i United të ketë raportuar gabim dhe ai të shkëlqejë me Topçinjtë. Ai u ble për 65 milionë euro dhe do të ishte një humbje e madhe nëse nuk do të paraqitej ashtu siç duhet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *