Po bënin policët
Një kontroll rutinë
Fap ngritën tabelën
Ndalwn një makinë
Makina luksoze
Fare nuk u ndal
Fluturoi polici
Tutje në kanal
Gazin shtoi makina
Fluturoi si era
Kaluan pas saj
Makinat e tjera
Filluan bilbilat
Alarm me sirena
Në garë policia
Me këmbën në frena
Sa e bukur ishte
Gara, mor amani
Shefi në timon
Dukej si Katani
U kthye në film
Ky kontroll rutinë
S’e dinin kush ishte
Brenda në makinë
Ja, arrin polici
Në krah nga shoferi
“Ah, sikur ta gjuante
Dhe me saçma derri”!
“Naço” në timon
Nuk do ta dëgjojë
Shenjë i bën policit
Veshin të afrojë
“M’i hiq k’ta policë
Mor mendje livadh
Këtu në makinë
Kam shefin e madh”.
Na u bë polici
Me ethe në gusht
Vetëm belbëzon
Dhe nderon me grusht.
Në mesin e rrugës
Ra autoriteti
Me buzët te goma
Ishte vetë shteti
Kur gërrmon më thellë
Hajde, vaj medet
Shikon ndonjë “ naço”
Veshur me pushtet .
I ka rënë “naços”
Një nur “ bukurie”
Drejtor na ësht’ bërë
Me një kurs ushtrie.
E mësoi zanatin
Bashkë me ushtarë
Sot shkollën e lartë
Te “ Sudja” ka marrë.
Mbarë nuk do na ecë
Kurrë o lum vëllai
Në qoftë se haka
Nuk shkon te ustai
