Gjatë vizitës së tij në Preshevë, ku u takua edhe me kryetarin e komunës Ragmi Mustafa, kryeministri serb Aleksander Vuçiç ka lëshuar edhe disa batuta në drejtim të Tiranës zyrtare.
Gjatë vizitës në maternitetin e Preshevë kreu i qeverisë së Beogradit falenderoi donatorët për ndërtimin e këtij objekti, ndërsa i tha Mustafës se qeveria shqiptare mund të kishte bërë më shumë.
“Ragmi këta të tutë mund të kishin dhënë më shumë se 50 mijë euro, këtë do t’ia them Edi Ramës kur të flas pasdite me të, por i falënderoj edhe ata që kanë dhënë 50 mijë euro për këtë maternitet”, ka thënë Vuçiç.
