Ja çfarë ndodh me trupin nëse eliminoni laktozën

Pranvera Kola

 

Ja se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse vendosni të eliminoni djathërat dhe qumështin nga dieta juaj e përditshme. Gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin të eliminojnë qumështin dhe derivatet e tij nga dieta.

Laktoza gjendet në shumë ushqime, si: djathi, kosi dhe gjalpi. Konsiderohet të jetë një nga alergenet kryesore, por shpesh është një problem kryesor për tretjen dhe shkakton problem në lëkurë, si: puçrra dhe pika të zeza.

Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë njerëz, zgjedhin ta eliminojnë atë nga dieta e tyre. E gjithë kjo përfshin shumë ndryshime në trup, disa pozitive dhe disa negative.

Laktoza shpesh nënkupton një fryrje të bezdisshme të barkut dhe çrregullime të stomakut. Përveç kësaj djathi kur konsumohet me bukë dhe në makarona pasurohet me shumë me yndyrë, e cila depozitohet në zonat më të padëshirueshme, si: në kofshë dhe në bark.

Nga ana tjetër, eliminimi i laktozës mund të shkaktojë mungesë të vitaminës D.

Sipas shumë studiuesve kalciumi i marrë përmes produkteve të qumështit mund të kompensohet në mënyrë efektive duke konsumuar ushqime të tjera, siç janë perimet. E njëjta gjë vlen edhe për vitaminën D, e cila gjendet në vezë dhe peshk.

 

p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *