Ja çfarë e shkakton fryrjen e këmbëve

Pranvera Kola

Pranvera Kola-DITA 

Fryrja e këmbëve është një fenomen mjaft i shpeshtë prej të cilës rrezikojnë pothuajse të gjitha grupmoshat. Mjekja Ilda Xhelili tregon për “DITA” se këmbët e fryra, përveçse janë të pakëndshme estetikisht mund të jenë të dhimbshme dhe të vështirësojnë ecjen.

Ato shkaktohen nga kushte të caktuara mjekësore dhe duhen trajtuar sa më shpejt për të marrë rezultatet e dëshiruara.

Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara faktorët që ndikojnë në fryrjen e këmbëve, shenjat dalluese, si dhe masat që duhet të merrni për të shmangur ndërlikimet që mund të shkaktojnë në shëndet.

Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve?

Edema është një gjendje në të cilën trupi ruan shumë ujë. Kjo bën që pjesë të ndryshme të trupit duke përfshirë këmbët, krahët, duart, fytyrën, etj, të fryhen. Edema mund të shkaktohet nga qëndrimi në këmbë për periudha të gjata kohore, nga udhëtimet e gjata me avion, por edhe gjatë ditëve të menstruacioneve tek disa gra.

Ndër kushtet themelore mjekësore që shkaktojnë edema mund të përmendim sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e veshkave, pamjaftueshmërinë e punës së zemrës, trombozën e thellë të venave, nivelet e ulëta të proteinave në gjak, etj. Gjithashtu një këmbë e fryrë mund të jetë shenjë e një dëmtimi të këmbës, të kyçit të këmbës, apo të indeve përreth. Enjtja (edema) është një reaksion normal ndaj një lëndimi, apo infeksioni. Shumë gra përjetojnë fryrje të këmbëve gjatë shtatzanisë.

Zakonisht kjo pritet gjatë kësaj periudhe dhe nuk është shkak për shqetësim, pasi vjen si rezultat i peshës së shtuar dhe presionit që ushtron fetusi në organizmin e femrës. Megjithatë, një edemë e rëndë, ose një edemë e papritur mund të jetë shenjë e një gjendje të rrezikshme të quajtur preeklampsia.

Çfarë është preeklampsia?

Preeklampsia zhvillohet pas 20 javëve të para të shtatzanisë dhe është një situatë potencialisht e rrezikshme që shkakton presion të lartë të gjakut. Preeklampsia e patrajtuar mund të dëmtojë veshkat, mëlçinë dhe mund të jetë vdekjeprurëse. Simptoma të tjera klinike të preeklampsisë përfshijnë të përziera, dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje barku dhe grumbullim të lëngjeve.

Prandaj është mjaft e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj që ndjek shtatzaninë për këto simptoma. Një shkaktar tjetër i ënjtjes së këmbëve, apo edhe i pjesëve të tjera të trupit është bllokimi, ose dëmtimi i sistemit limfatik dhe në këtë rast kemi të bëjmë me gjendjen e quajtur “lymfedemë”. Sëmundjet malinje dhe trajtimi i tyre janë dy shkaqe të mundshme të “lymfedemës”.

Kur qarkullimi limfatik është i bllokuar, atëherë mund të shfaqen edema në pjesë të ndryshme të trupit, por kryesisht në këmbë dhe në duar. Seanca specifike ushtrimesh dhe masazhesh mund të ndihmojnë lëvizjen e limfës në të gjithë trupin dhe lehtësojnë edemën.

Po pamjaftueshmëria venoze kronike çfarë është?

Një situatë tjetër e edemave të këmbëve është edhe pamjaftueshmëria venoze kronike. Kjo vjen si rezultat i dëmtimit të valvulave venoze, të cilat bëjnë të mundur lëvizjen e gjakut në drejtim të zemrës. Pra gjaku del nga zemra dhe shpërndahet në të gjithë trupin dhe pastaj kthehet përsëri në zemër.

Nëse valvulat venoze janë të dëmtuara, atëherë gjaku nuk arrin të kthehet plotësisht mbrapsht në drejtim të zemrës, por mbetet i grumbulluar në ekstremitete dhe kjo favorizohet më tepër gjatë qëndrimeve të gjata në këmbë, ose ulur. Gjithashtu edh tromboza e thellë e venave është një shkak tjetër i zakonshëm i pamfjashtueshmërisë venoze kronike ndërsa më të rralla janë tumoret dhe keqformimet e enëve të gjakut.

Po personat që vuajnë nga zemra, a kanë rrezikshmëri për fryrjen e këmbëve?

Mjaft të zakonshme janë edhe edemat tek pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria e punës së zemrës, e cila është një gjendje e rëndë shëndetësore gjatë të cilës zemra nuk e pompon gjakun në mënyrë efikase. Gjatë kësaj situate zemra rreh më shpejt dhe me ritëm jo normal. Këta pacientë ndihen sikur nuk ngopen dot me frymë. Kjo patologji kërkon një trajtim të vazhdueshëm nga mjekët specialistë, pasi rrezikon jo vetëm jetën e pacientit, por dëmton dhe cilësinë e jetës.

Po dëmtimi i veshkave dhe mëlçisë a ndikon në fryrjen e këmbëve?

Në shfaqjen e edemave, luan rol të rëndësishëm edhe funksioni i veshkave. Veshkat janë organe që filtrojnë (pastrojnë) gjakun dhe ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut. Diabeti dhe presioni i lartë i gjakut mund të ndikojnë në funksionin e veshkave duke rezultuar me një prishje të ekuilibrit të elementeve kimike që janë të pranishme në gjak, duke rezultuar në mbajtje të ujit dhe shfaqje të edemave.

Ashtu si veshkat edhe mëlçia kryen funksione jetike për organizmin duke filtruar gjakun. Inflamacioni (hepatitet) i mëlçisë, ose dëmtimi nga alkooli mund të shkaktojnë cirrozë, gjë e cila rezulton me dëmtimin e aftësisë së mëlçisë për të funksionuar. Kur mëlçia nuk funksionon, atëherë do të kemi grumbullimin e lëngjeve në bark (asciti), në gjymtyrë, por edhe në fytyrë.

Këshillat se si duhen trajtuar edemat

  •  Sigurisht që trajtimi fillon nga eliminimi i shkakut dhe në rastin e sëmundjeve kronike, ato duhen mbajtur në kontroll të vazhdueshëm. Por në kushtet e shtëpisë mund të arrijmë edhe t’i lehtësojmë ato.
  • Për shembull përdorimi i kompresave me akull në këmbë ndihmon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe kufizon rrjedhjen e gjakut në atë zonë, duke kufizuar kështu grumbullimin e lëngjeve.
  • Akulli ndihmon edhe në lehtësimin e dhimbjeve.
  • Po ashtu edhe ngritja e këmbëve mbi nivelin e trupit (me jastëk tek këmbët) lehtëson qarkullimin e gjakut në drejtim të zemrës.
  • Mjaft të rëndësishme janë edhe çorapet e kompresionit, të cilat nuk lejojnë grumbullimin e lëngjeve dhe fryrjen e këmbëve.
  • Në këto raste duhen eliminuar qëndrimet e gjata në këmbë, ose ulur, udhëtimet e gjata, ose të bëhen pushime të shpeshta. Ndërsa trajtimet më specifike i takojnë mjekut specialist.

p.k/dita 

 

Share This Article
4 Comments
  • Lexova artikullin tuaj në gazetën tuaj dita në lidhje me temën e artikullit Pse shkaktohet fryrja e këmbëve dhe disa këshilla se si ti letësojmë në kushtet e shtëpisë.Po patët mundësi për një numër kontakti me doktorreshën me doktorreshën ILDA XHELILI .pasi kam gruan dhe dua të bëj një vezitë mjeksore.

    • I nderuar Z. Veli.
      Doktorresha qe kerkoni te kontaktoni ju eshte INFEKSIONISTE dhe jo ortopede, apo e ndonje profili tjeter qe ka lidhje me temen. Me keta artikuj BAJATE qe boton tek kjo gazete, ose po kerkon te kenaq egon e saj te semure narciste, ose e ka shoqe te ngushte gazetaren Pranvera Kola, ose i ka bo noj nder pronarit te gazetes, ose… Me mire s’po vazhdojme me se keni tjeter hall ju.

  • Ka shame arsye,p
    por dr.specialist kmkembve,kockave nuk Japan diagnoz te sakte,,njri thott foot Klink,tjetri,ppodiatri

    Tjetri reumatolog,tjetrinostoporocsi te veprojm?????

  • Kam rreth 18 vjet qe sa here bej analiza gjaku me dalin te larta trasaminazat e melçise
    Gjate ketyre viteve kam kryer shpesh analiza edhe per te gjitha llojet e epatiteve dhe nuk jam i prekur nga adnje lloj epatiti
    Jam kuruar me legalon dhe silimarine vetem ne nje moment mu normalizuan kur bleva legalon ne itali
    Aktuslisht vaxhdoj ti kem te larta
    Nuk jam perdorues alkoli apo duhani mund te konsumoj no nje gote vere ose birre sh rralle
    Jam rreth 50 vjec
    Munt te me kthemi nje pergjigje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *