Ja çfarë pasurish ka prokurori i arrestuar Haxhi Giu

Saimir Lleshi

Nuk është risi nëse prokurorët dhe në përgjithësi njerëzit e drejtësisë në Shqipëri të jenë tejet të pasur.

Me rëndësi kur ata arrestohen është të dihet se sa pasurinë kanë. Një ditë më parë u arrestua prokurori Haxhi Giu, i cili disponon jo pak pasuri.

Makina luksoze që kishte dhe që u filmua nga policia, është vetëm një nga dëshmitë. Ajo mendohet se kushton 25 mijë euro.

Prokurori ka edhe tre shtëpi banimi të deklaruara dhe të paktën 500 milionë lekë të vjetra në llogaritë bankare. Jo rrallë në vendin tonë ndodh që pasuritë të mos deklarohen plotësisht, ose të transferohen tek të afërt.

Nuk dihet ende për rastin e prokurorit të arrestuar. ILDKP nuk dispononte të dhëna për automjetin, ndërsa për pasuritë e tjera në emër të tij mësohet se Haxhi Giu i ka deklaruar vitet e fundit, duke evidentuar edhe burimin e tyre. Nëse hetimet do të shkojnë deri në fund, pritet që prokurorit t’i hetohet edhe pasuria e vënë. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *