Vetëm 6 muaj përpara zgjedhjeve, qeveria shqiptare ka lidhur një kontratë të re me kompaninë konsulente “Patton Boggs”, e përfolur në jo pak raste kohët e fundit dhe jo vetëm, për shumat e mëdha që përfiton.
Në 7 dhjetor të vitit të kaluar, qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje lobimi me kompaninë amerikane “Patton Boggs”, me të cilën ka një marrëdhënie prej disa vitesh. Më saktë, bashkëpunimin e parë palët e kanë realizuar në vitin 2008, me privatizimin e “Armo”-s.
Kontrata e re, një kopje të së cilës ka mundur të sigurojë “Top-Channel”, duket se ka ngjyrime të forta politike për nga kushtet që ka kërkuar qeveria shqiptare dhe që ka pranuar të realizojë “Patton Boggs” në një vit elektoral.
”Patton Boggs” angazhohet që në vititn 2013 të lobojë në sallonet e politikës amerikane për qeverinë shqiptare, të sigurojë intervista pozitive të zyrtarëve shqiptarë në mediat amerikane, t’i trajnojë ata për këto intervista, ë ërhyje ë media ërpara se ato të publikojnë lajme kritike për qeverinë, si edhe të sigurojë studime pozitive për arritjet e qeverisë nga universitetet dhe institutet më në zë të ës.
Marrëveshja e firmosur mes sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave Gjergj Lezhja dhe Eduard Newberry, një nga partnerët e “Patton Boggs”, parashikon në detaje shërbimet e lobimit që kompania amerikane do të kryejë për llogari të qeverisë shqiptare, ne nje vit shume te rendesishme per mazhorancen, nje vit zgjedhor.
Sipas saj, ato do të shtrihen në katër fusha kryesore. Fusha e parë është avokacia ligjore dhe ekzekutive, sipas të cilës “Patton Boggs” do të punojë për të siguruar dhe thelluar mbështetjen e qeverisë amerikane për Shqipërinë.
Kompania merr përsipër të lobojë në Kongresin dhe Senatin Amerikan dhe madje të promovojë arritjet politike dhe ekonomike të Shqipërisë në institucionet dhe administratën amerikane.
Fusha e dytë është ajo e këshillimit dhe mbështetjes së OJF më të mëdha amerikane që publikojnë raporte për Shqipërinë, duke përfshirë këtu “Freedom House”, Universitetin e Harvardit, Institutin Kato dhe shumë institute të tjerë studimore.
Kryeministri Berisha, jo shume dite me pare, iu referua pikerisht nje studimi, te cilin e prezantoi si produkt të “Boston Counsalting Group”, qe promovonte arritjet e Shqiperise ne ekonomi, si vendi i katërt në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqënie për qyetarët. TCH
Paketa e tretë e shërbimeve lidhet me zhvillimin ekonomik dhe promovimin e investimeve. “Patton Boggs” do të kërkojë mbështetje financiare nga institucionet botërore të financave dhe do të përpiqet të arrijë mbështetjen e qeverisë amerikane për projekte të ndryshme investimesh që identifikohen në Shqipëri.
Pjesa e fundit e kontratës lidhet me imazhin e qeverisë shqiptare. “Patton Boggs” do të ndërhyjë pranë mediave amerikane për të siguruar hapsira intervistash për zyrtarët e qeverisë shqiptare gjatë vizitave të tyre në Shtetet e Bashkuara.
Gjithashtu kompania do përgatisë dhe trajnojë përfaqësuesit e qeverisë shqiptare për intervistat që do japin në këto media sipas praktikave më të mira të komunikimit thuhet në kontratë.
Në fund kompania merr përsipër të monitorojë mediat amerikane dhe madje të ndërhyjë sa herë që në to do të ketë raportime të rëndësishme për Shqipërinë.
Nuk eshte e veshtire te kuptohet se marreveshja e re e lidhur mes qeverise shqiptare dhe “Patton Boggs” eshte nje kontrate qe perveç lobimit ne sallonet e politikes amerikane, merr persiper edhe paraqitjen e mire te zyrtareve te mazhorances, kurimin e imazhit te tyre, nderhyrjen per lajme pozitive per qeverine dhe po ashtu, nderhyrjet ne media per injorimin e lajmeve kritike, vetem 6 muaj perpara zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare.
Kush është “Patton Boggs”?
”Patton Boggs” është një emër i njohur për publikun shqiptar. Vetëm në formën e kontratave të lobimit ajo ka marrë nga qeveria shqiptare qindra mijë dollarë duke filluar nga viti 2008.
Behet fjale per kontrata qe varione nga 200 mije deri ne 300 mije dollare ne vit, vetem sipas shifrave zyrtare.
Por, paralelisht, kjo kompani ka qenë dhe konsulentja ligjore thuajse në të gjitha privatizimet më të rëndësishme në Shqipëri.
Dy më kryesorët janë ai i “ARMO”-s dhe kompanisë “Albpetrol”. i pari i etiketuar nga opozita si i dështuar, ndërsa i dyti tashmë i pranuar nen ze dhe nga vetë qeveria si i tillë, apo te pakten si problematik.
”Patton Boggs” ishte kompania që certifikoi ekzistencën e garancisë së ofertës në rastin e tenderit të “Albpetrol”, e cila tashmë dihet qe nuk ka mberritur ne arken e shtetit shqiptar.
Qeveria shqiptare ka kërkuar zyrtarisht prej gati dy muajsh ekzekutimin e 85 milionë eurove nga banka ku pretendohej se ishte garancia por paratë nuk mbërritën.
Çështja, me gjasa mund të shkojë në gjyq, por rekuperimi i parave duket gjithmone e me shume mision i pamundur.
Ne rast suksesi, “Patton Boggs” perfitonte nje bonus shtese 22 milione euro, para shtese keto nga ato qe kompania konsulente merrte nga kontrata e firmosur.