Prokuroria e Përgjithshme urdhëroi rihapjen e hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit, në lidhje me 3 ngjarje të pazbardhura brenda dosjes . Prej datës 4 dhjetor të vitit të kaluar, po bëhen hetime intensive për autorët e vrasjes së Aleks Nikës, plagosjen e 6 protestuesve, mes tyre edhe gazetari Fatos Mahmutaj, si dhe dhuna policore ndaj protestuesve pas shoqërimit në komisariate.
Ky proces momentalisht ka të dënuar vetëm kreun e Gardës, Ndrea Prendi me dënim të butë nga Apeli dhe gardistin Agim Llupo. Ka të dënuar 120 protestues, me verdikte deri në 1 vit burgim. Kurse për fshirjen e filmimeve-prova nga serveri i kryeministrisë, IT-ja Armando Kasaj fitoi pafajësi nga gjykata.
Aktualisht pa përgjigje mbeten akuzat se kush e dha urdhrin për të qëlluar me plumba të vërtetë në protestues, kush fshihu filmimet e 21 janarit dhe kush vrau Aleks Nikën.
Rihetimet
Prokuroria ringriti pothuajse nga e para hetimet për ngjarjet tragjike në protestën para kryeministrisë, ku poshtë zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha, u vranë 4 protestues të pafajshëm, u plagosën 6 të tjerë, mes tyre një gazetar, ndërsa u arrestuan 120 persona, nga të cilët 116 denoncuan dhunimin dhe torturat në qelitë e komisariateve. Janë ringritur hetimet për vrasjen e pazbardhur të Aleks Nikës, plagosjen e 6 personave që janë pa autor dhe pa të dënuar, si dhe për dhunën policore ndaj protestuesve, edhe kjo pa autorë përgjegjës. Policia e Shtetit ka gjetur element të rinj që ia ka referuar Prokurorisë së Tiranës, ku mësohet se për të tre dosjet e vogla të dosjes së madhe “21 Janari”, ka prova shtesë. Ato janë prova balistike, filmime, fotografime, dëshmi, dokumente inventari për armatimin dhe sende të tjera, që i janë referuar organit të akuzës. Konfirmohet se për të tre këto dosje, vrasja e Nikës, plagosja e 6 personave dhe dhuna ndaj 116 protestuesve, është caktuar një grup prej 6 prokurorësh, nga dy për secilën dosje. “Kjo është një ringritje hetimesh dhe jo rihapje. Sepse dosja nuk ka qenë asnjëherë e mbyllur nga prokuroria, por elementët e rinj shtesë besohet se do i japin zgjidhje këtyre 3 çështjeve për t’i zbardhur plotësisht”, thanë burimet nga ky organ për gazetën. Aktualisht është gjykuar vetëm vrasja e 3 protestuesve me autorë ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo. Por hetimet e reja pritet të rikthejnë në qeli jo vetëm këta dy, por edhe gardistë dhe drejtues të tjerë, apo efektivë policie dhe eprorë të tyre.
Vrasja e Aleks Nikës
Ndërsa për vrasjet e protestuesve Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj pati autorë konkretë të dyshuar dhe gjykuar, që u dënuan vetëm me 4 vite burgim, për vrasjen e Aleks Nikës, të riut nga Lezha, edhe sot e kësaj dite nuk ka ende një autor. Për vrasjet e Veizit dhe Dedës u provua se ishte qëlluar nga automatiku i gardistit Agim Llupo, kurse për vrasjen e Faik Myrtajt u provua se ishte kryer qitja nga arma pistoletë, me shul të ndërruar dhe gjilpërë të dëmtuar më pas, të komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi. Deri tani ka pasur dyshime se edhe vrasja e Nikës është kryer nga pistoleta e Prendit, por kjo nuk është provuar. Ashtu sikurse gjatë procesit u tentua që nëpërmjet ekspertit të manovrohej me një ashkël në këmishën e të ndjerit Veizi, që të lehtësohej një nga të dyshuarit dhe të devijohej si një vrasje nga plumbi rikoshetë. Ekspertiza e kryer në laboratorin modern të Byrosë Federale të Investigimit, i provoi shkencërisht në balistik kryerjet e qitjeve nga armët e Llupos dhe Prendit në 3 vrasje, por nuk pati qartësi për rastin e Nikës.
Të plagosurit
Janë ende pa autor, plagosja e gazetarit Fatos Mahmutaj, tashmë azilant në Belgjikë për shkak të sigurisë. Të tjerët janë Artes Dybeli, nga Elbasani, që u arratis pas ngjarjes në Greqi nga frika dhe u zbulua më pas nga hetimet. Ilia Papa, nga Saranda, që ka dëshmuar për plagosjen me plumb në krah, emigrant po në Greqi. Plagosja e rëndë e Erald Bishës, që shpëtoi për fat, nga Tirana dhe Ilia Qesku, nga Saranda, po emigrant në Greqi. I fundit është edhe Sokrat Gode, nga Berati, i plagosur në krah, që ka dhënë dëshmi edhe në gjykatë gjatë procesit.
Dhuna ndaj protestuesve
Kjo është dosja e tretë brenda dosjes së madhe të 21 Janarit. Prokuroria ringriti hetimet për torturën dhe dhunën e policisë ndaj demonstruesve. Mësohet se janë 116 ankesa protestuesish të rrahur barbarisht në protestë apo edhe në qeli. Mes tyre edhe emri i Fiqiri Xibrit, kreut të Sindikatave të Minatorëve. Dhuna policore u faktua edhe nga komisionerët e KiE-së për të Drejtat e Njeriut dhe prej tre vitesh kërkojnë ndëshkimin e autorëve.
Vrasja e pazbardhur:
Aleks Nika, Lezhë
Kush janë 6 të plagosurit:
Ilia Papa, nga Saranda, i plagosur në krah
Erald Bisha, nga Tirana, i plagosur në gjoks
Ilia Qesku, nga Saranda, i plagosur në krah
Sokrat Gode, nga Berati, i plagosur në krahë
Fatos Mahmutaj, nga Tirana, gazetar, i plagosur në dorë
Artes Dybeli, nga Tirana, i plagosur në qafë dhe shpatull
Gjykata dënoi 120 protestues
Gjykata e Tiranës dënoi me masa të ndryshme 120 protestues të 21 janarit 2011 për akuzën “organizim dhe pjesëmarrje e paligjshme në mitingje”. Policia e Shtetit bëri për ditë me radhë verifikimin e pamjeve filmike dhe identifikimin e agresorëve, duke kryer në total 120 ndalime dhe më pas procedime penale. Prokuroria ndoqi hetimet, ndërsa gjykata dha masa të ndryshme arresti, nga “arrest në burg”, “arrest shtëpie”, “detyrim paraqitje” apo gjykim në gjendje të lirë. Dënimet kanë qenë alternative, nga disa ditë burg, deri në 1 vit burgim.
Vendimi i gjykatës, 4 vite burg për 4 të vrarë
Në datën 7 shkurt 2013, Gjykata e Tiranës shpalli vendimin, që i dha lirinë ish-shefit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe oficerit Agim Llupo, pasi akuza e vrasjes me dashje në rrethana cilësuese, sipas trupës gjyqësore, nuk u arrit të provohej nga Prokuroria. Gjyqtari Besnik Hoxha deklaroi në sallë se nuk mundet të ngrejë një akuzë të re, për aq kohë sa për të nuk është hetuar nga Prokuroria. Trupa me gjyqtarë Besnik Hoxhën, Ardiana Berën dhe Arjana Cacon, e rrëzuan akuzën e Prokurorisë për vrasjen e Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës, si qartësisht të paprovuar se ka ndodhur me dashje. Prokuroria nuk e pranoi këtë vendim dhe e dërgoi çështjen në Gjykatën e Apelit. Në datën 17 shtator 2013, Apeli e ndryshoi vendimin e shkallës së parë, por përsëri dha një dënim simbolik. Për katër të vrarë në protestën e 21 Janarit, gjykatësi Ervin Metalla në Gjykatën e Apelit ka dhënë vetëm katër vjet burg në një seancë pa praninë e medias, duke i cilësuar “vrasje nga pakujdesia”. Prendi u dënua me 1 vit burgim nga 23 që kërkoi Prokuroria dhe me 3 vite burgim për Llupon, nga 25 vite të kërkuara.

Po nuk u hetua se kush dha urdher per te qelluar mbi demostruesit me plumba te vertete,cdo hetim eshte i cvleresuar para se te nisi.Kete urdher mund ta japin vetem dy persona:Sali Berisha dhe Lulzim Basha (sigurisht duke mare me pare miratimin e shefit te trij).Kam pershtypje se po meren me “ledhatime” keto rinisje hetimi qe na thote kryeprokurori.Mjeket qe kane dhene te paret versione te gabuara per menyren e ekzekutimit te viktimave jo vetem duhet te denohen por dhe tu hiqet e drejta e profesionit.Filmimet e gazetarit Artan Hoxha jane vertetesia me reale ne si u krye krimi kunder demostruesve te pafajshem.
Nuk dyshoj se prokurori Llalla eshte me dinjitoz se Dhori Sollaku, por ai eshte emeruar ne ate vend me mbeshtetjen direkte te Shkelzen Berishes, i mirenjohur me shume si Zeni.
Nuk di sa e vertete eshte ajo qe thuhet se ne emerimin e tij kane influencen e vete edhe parat e vjedhura nga Lul Basha dhe Sali Berisha qe shkuan deri ne Teksas.
E thene me shkoqur: nuk kam besim se Llalla do urdheroje prokuroret e duhur per te bere hetime.
ne nje interviste ai gazetari mahmutaj e dine qe bodigardi i berishes i vrau sic thote ai nese eshte e verte doli e verteta te nxjere emrin kushe eshte arestojeni dhe dalin te gjithe te tjerate kaq po amerika mbrone berishene e bashene keshtu qe asnje sprekete po dhe rama tallete se po e shofime vetem fjale dhe nje gje me aq njerez sa ishine sote aty ne shesh sala si a mbledhe kure me deshire e pere demokraci po veteme me dhune veteme pere kete qe pashe sote amerika te beje njeher te vetme demokrac te ndershkoj shkelesite e ligjite dhe vrasesite me varje ne litare nese se bene te gjith kushe shkatrone shqiperine do kete mbrojtje te amerikes dhe do jete nje standarte qe kushe shkatron e varferone shqiperine dhe shiptarete do kete jete pashte padrejtesia dhe politkanete shqiptare qe marine persipere shkatrimin e kesaj toke dhe sklllaverimin tone
Kur isha ne sherbimin ushtarak, qe e kam bere ne kohen e para viteve 90, na thuheshin shume brockulla, por gjithashtu na u tha, qe ushtari eshte i detyruar te degjoje eprorin e tij dhe nuk ka te drejte te pyesi, porgjithashtu ushtari ka te drejte te mos zbatoje urdherin e eprorit, kur ky urdher eshte ne kundershtim te interesave kombetare.
Besoj se fjalia e fundit, eshte fjali qe cdo ushtri e ka. E them kete qe ata qe qelluan, smund te fshihen mbas nje urdheri, qe eshte teresisht antishqiptar dhe per kete, vrasesit duhet te denohen maksimalisht.
Per urdheruesit eshte shume kollaj te gjehen, sot ka mjete te atilla, qe cdo bisede, mund te degjohet, dihet koha e ngjarjeve, prokuroria ka tagrin te investigoje cdo telefon celular, por me kete prokuror, ceshtja e 21 janarit, nuk zgjidhet, se Adriatik Llalla u bu ne ate post, pikerisht per ta mbuluar kete ceshtje.
Vete fjala, “kerkohet te zbardhet” ceshtja, eshte nje tallje e trashe qe behet, sepse ceshtja eshte e sterbardhur.Kush dha urdherin qe forcat e policise te vinin ne kryeministri, kush dhea urdherin qe te rrjeshtoheshin para godines, ne rrjeshta, kush dha urdherin te hyjne brenda dhe te dalin serisht perjashta, kush dha urdher te perdoresh gazi lotsjelles, te arrestoheshin demostruesit, ai dha edhe urdherin te qellohej. Pastaj zbaton apo jo ushtari urdherin, eshte ceshtje individuale, nese ai vendos mbi detyren apo jo. Te polemizosh mbi kete pike do te thote jo te zbardhesh, por te nxish ceshtjen, do te thote te tallesh by…me budallenjte. Jemi ne budallenj?
prisja me shume sot nga qeveria rama.. te qe me e ashper me prokurorin.. e ti linte keto show televiziv.. gjerat jan te thjeshte.. te vihen para drejesise kriminelat qe vrane jasht kryeministrise.. e jo te fshihen pas fjaleve.. populli sdo llafe por vepra.. te gjith pam dhe jetuam kush coi armen kundra popullit te tij.. ketu kuptohet leht se berisha gjykatat prokurorine.. dhe presidentin e ka ne duart e tij… duhet te ndryshoj kjo renj berishjane.. qe te vi drejtesia ne vend.. gjeri tani shof vetem fjal dhe taksa asgje me teper
O budadhenje Adiatik Llalla e propozuar nga e majte more kok shkret.
Filloi seriali i radhes per komedine e drejtesise ne Shqiperi.
U thirren kaq e aq njerez ne prokurori;
U pyeten kaq e aq njerez per te deshmuar.
U mbyllen hetimet per kete ngjarje te vecante.
U mbyll dosja hetimore per mungese provash.
Ku ishe : Asgjekundi; cfare bere : Asgje.
Gjykatesit e Kolegjit zgjedhor te 2011 po ri emerohen dhe po ngrihen ne pergjegjesi !!!!!!!!!!!!!
Ore te pyes njehere kote une,po sikur neser,pasneser te sulmohet krieminstria nga populli ne ate menyre si me 21 janar,cfare do beje garda apo do u thote mirseerdhet?
Ta jap uune nje pergjigje sic e mendoj une.
Po do ti thone “mire se erdhet, bujrum”,
mund te sulmojne, mund edhe te hyjne brenda, mund edhe te vjedhin apo shkaterrojne kryeministrine, por te jene te sigurtese asnje sdo te vritet.
POR, shteti ka edhe sanksionet e veta, se smund te leje bastardet te bejne as te fortin, duke u fshehur mbas partise.
E para qe ben qeveria mbas demolimit te objektit, merr te gjitha pamjet e filmuara dhe mbasi shef personat pergjegjes, qe kane patur si qellim, jo protesten, por shkaterrimin dhe vjedhjen, i arreston dhe burgu eshte nje pjese e denimit, se keta shkaterrues edhe hajdute, do ti duhet te paguajne edhe demin, qe ne kryeministri, shkon ne miljona dhe nuk eshte cudi, kur ky myteber berishian, te shofi, se shteti, mund ti sekuestroje pasuri te patundshme, toka, shtepi apo biznese ne qofte se ka.
Ne qofte se keto asete demshperblimi nuk i ka, atehere te pergatitet, per nje burgim te gjate, pse jo edhe te perjetshem.
Cdo shqiptar duhet ta di, kryeministria shkaterrohet apo jo, ajo do te restaurohet dhe restaurimi do te behet nga taksat e shqiptareve.
Prandaj si une edhe shqiptaret qe paguajne taksat, jemi te interesuar, qe nje person i papergjegjshem, qe mendon se kjo qeveri smund te me vrase dhe kam te drejten te vjedh dhe shkaterroje, ti themi shtetit, ky njeri se ka vendin midis njerezve te lire, fute ne hapsane, se ky lloj soji, ska vend midis njerezve te lire.
Kjo i dashur danilo, eshte nje pergjigje sipas meje, ndonje tjeter mund te keze nje pergjigje akoma me te mire.
ore ti pyet gjith diten po pyet nje here pse i hoqen hekurat