Ja cila është dita më e mbipopulluar për blerjet online?

Ornela

Nëse jeni frekuentues i blerjeve nëpërmjet internetit, kjo do të thotë që të paktën një ose dy herë në muaj klikoni në adresat më të famshme për plotësimin e garderobës, e jo vetëm.

Njësoj si për çdo biznes tjetër, edhe në këtë sektor ekziston mundësia e bllokimit të rrjetit nga mbipopullimi.

Është vetëm një ditë në javë, ajo që sjell përfitimet më të shumta për krijuesit e këtyre rrjeteve. Ju kujton gjë fraza: “po pres me padurim …. që të bëj punët e të merrem me pamjen e jashtme”?

Eh, po flasim pikërisht për të dielën!

Pushimi absolut dhe largimi nga aktivitetet e detyruara, na shtyn që të angazhohemi për ato aktivitete të vogla, me të cilat nuk mund të merremi gjatë javës.

Një deklaratë e tillë vjen nga lideri i shitjes online Amazon, i cili zbulon se interesi për blerjen e bizhuterive është gjithmonë e më në rritje, ashtu sikurse klientët po preferojnë gjithmonë e më shumë argjendin, se sa floririn. Si thoni, jeni gati për pak eksplorim pas tre ditësh?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *