Ja cilat janë 56 barnat e reja dhe sëmundjet që trajtojnë

anazapta

Më shumë barna të reja në listën e rimbursimit për 2014. Qeveria ka miratuar gjatë ditës së djeshme listën e re te barnave të rimbursimit, në të cilën janë shtuar 56 medikamente të reja, duke e çuar për herë të parë listën në plot 477 lloje të ndryshme barnash, që u vijnë në ndihmë kategorive në nevojë për të kuruar sëmundje të ndryshme. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar secilin nga ilaçet e reja që i është shtuar listës, si dhe llojin e sëmundjes që i vjen në ndihmë. Kreu i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore Astrit Beci ka deklaruar se për herë të parë lista është hartuar nga ky institucion. Lista është zgjeruar për të gjitha kategoritë, veçanërisht për fëmijët, gratë shtatzëna, pensionistët, të sëmurët me kancer, të sëmuret kardiakë, etj. “Këtë vit, do të kemi përmirësim të ndjeshëm në trajtimin e disa nozologjive si: Diabeti, anemitë, sëmundjet kardiake, gjithashtu në trajtimin e të sëmurëve me kancer, në neurologji, në nefrologji, në kujdesin paliativ, në dermatologji, gjinekologji, urologji, shëndetin mendor, alergologji dhe okulistikë. Por, risia më e madhe e këtij viti, është trajtimi i disa sëmundjeve të pambuluara më parë nga lista e barnave të rimbursueshme”, vuri në dukje Beci. Konkretisht bëhet fjalë për shtatë lloje të ndryshme diagnozash siç janë disa lloje të ndryshme kanceri. Por, për herë të parë, do të mbulohen nga lista e rimbursimit edhe lloje të tjera kanceri si ai i pulmonit, kanceri rektal, i lëkurës, i heparitm, etj. Fondi i listës së barnave është rreth 8.4 miliard lekë të reja dhe do të mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Lista e re pritet të hyjë në fuqi më datë 1 prill 2014.

 

Ministri Ilir Beqaj

Me ndryshimet e bëra kemi arritur që të përfshijnë, disa sëmundje tumorale, përfshirë trajtimin e sëmundjeve të mushkërive, kancerin rektal, të lëkurës, të heparit dhe bëhet fjalë që do të përfitojnë rreth 600 të sëmurë të përvitshëm nga trajtimi me këto barna. po ashtu përfshihet edhe trajtimi i hepatit B e C. Janë përfshirë në listë barna që nuk lejojnë kronicizimin e sëmundjeve. Janë përfshirë barna për parandalimin e trombozave, që përdoren kryesisht pas ndërhyrjeve kirurgjikale dhe sidomos në gratë shtatzëna, në tre muajt e fundit të shtatzënisë. Janë përfshirë barna që përmirësojnë kujdesin për çrregullimet hormonale te fëmijët në pubertet të hershëm. Këtë vit përfshihen për herë të parë edhe barna, të cilat përpiqen të trajtojnë të sëmurë duke ulur edhe plagë sociale, siç janë ato të njerëzve me varësinë nga alkooli.

nr Kodi ATC Barnat e reja Përdorimi
1 A10BB07 Gliclazide  80 mg Diabet
2 A11CC05 Cholecalciferol 200000UI/ml-1ml Për fëmijë, në mungesë të vitaminës D
3 A16AA Ga 1(mixture e -aminoacidepa lysine,tryptophan e pasuruar me vitamina e minerale) Sëmundje të rrallë metabolike për fëmijë
4 A16AA Ga 2(mixture e -aminoacidepa lysine,tryptophan e pasuruar me vitamina e minerale) Sëmundje të rrallë metabolike për fëmijë
5 B01AB05 Enoxaparine anti Xa 4000UI/04 ml Trajtim post-operator për ndërhyrjet kirurgjikale
6 B01AB05 Enoxaparine 6000UI/04 ml Trajtim post-operator për ndërhyrjet kirurgjikale
7 B01AC06 Acetylsalicylic acid  100mg Tension/hollues i gjakut
8 B03AA07 Ferri Sulfas 80mg e kuivalent me 256.3mg Fe (Tardyferon) Anemi
9 C01EB18 Ranolazine 375 mg      (Ranexa) Kardiologji
10 C01EB18 Ranolazine /500 mg      (Ranexa) Kardiologji
11 C01EB15 Trimetazidine 35 mg Kardiologji
12 C02AC05 Moxonidipine 0.4mg (Physiotens) Kardiologji
13 C03EA01 Triamteren+Hydroclorttiazid (50+25)mg HTA/Kardiologji
14 C09BB02 Lercanidipine+Enalapril               (10+20)mg (Lercanil ACE) HTA/Kardiologji
15 C09CA07 Telmisartan 40 mg HTA/Kardiologji
16 C09DA04 Irbesartan+Hydrochlorthiazide (150+12.5)mg HTA/Kardiologji
17 C09DA04 Irbesartan+Hydrochlorthiazide (300+12.5)mg HTA/Kardiologji
18 C09DA04 Irbesartan+Hydrochlorthiazide (300+25)mg HTA/Kardiologji
19 C10BX03 Atorvastatine+Amlodipine; 10mg/5mg(Caduet) HTA/Kardiologji
20 C10BX03 Atorvastatine+Amlodipine 10mg/10mg; (Caduet) HTA/Kardiologji
21 D03AX05 Hyaluronic acid+silver sulfadiazine( 0.2%+1%)*25gr Dermatologji për plagë kronike nga dëmtimi I enëve të gjakut
22 G01AA51 Chloramphenicol 200mg + Metronidazol 500mg +Nystatin 660000UI + Acetate Hydrocortisone Gjinekologji
23 G03DB04 Nomegestrol Acetate 10mg tabl.(Lutenyl) Gjinekologji/çrregullime hormonale
24 G04CB02 Dutasteride 0.5 mg Prostata
25 J01CA04 Amoxicilline 250mg/7ml -100ml               (Velamox) Antibiotik për infeksione bakteriale
26 J05AF07 Tenofovir 245 mg (Viread) Hepatit
27 L01BC06 Capecitabine 150mg Kimioterapi për disa lloje kanceri
28 L01BC06 Capecitabine 500mg Kimioterapi për disa lloje kanceri
29 L01XX05 Hydroxocarbamide *Hydroxyurea 500mg Kancer në gjak
30 L02BB03  Bicalutamide 50 mg (ne Ca te prostates) xhenerike Kancer prostate
31 L04AA18 Everolimus 0.5mg Certican Transplant organesh
32 L04AA18 Everolimus 0.25mg  Certican Për ruajtjen e organeve të transplantuara
33 L02AE04 Triptoreline 3.75 mg Çrregullime hormonale për fëmijë
34 L04AA27 Fingolimod 0.5mg Skleroza multiple
35 L03AB04 Interferon alfa 2a 135mcg/0.5ml (Pegasus) Hepatit B dhe C
36 L03AB04 Interferon alfa 2a 180mcg/0.5ml (Pegasus) Hepatit B dhe  C
37 M05BA06 Acid ibandronic 150mg tabl
38 N01AH01 Fentanyl 25mcg/h; Trajtim i dhimbjeve në të sëmurë terminale
39 N01AH01 Fentanyl 50 mcg/h Trajtim i dhimbjeve në të sëmurë terminale
40 N02AX02 Tramadol Hydrochloride 50mg tab. Trajtim i dhimbjeve në të sëmurë terminale
41 N02AX02 Tramadol Hydrochloride oral drops*100mg/ml-2ml Trajtim i dhimbjeve në të sëmurë terminale
42 N05AX08 Risperidone 25 mg/vial  (Risperdal consta) Psikiatri/shëndet mendor
43 N05AX08 Risperidone 37.5mg /vial(Risperdal consta) Psikiatri/shëndet mendor
44 N05AX08 Risperidone 50 mg/vial  (Risperdal consta) Psikiatri/shëndet mendor
45 N05AX13 Paliperidone 3 mg (Invega) Psikiatri/shëndet mendor
46 N05AX13 Paliperidone 6mg (Invega) Psikiatri/shëndet mendor
47 N05AX13 Paliperidone 9mg (Invega) Psikiatri/shëndet mendor
48 N06BA04 Methylphenidate Hydrochloride 18mg (Concerta) Psikiatri/shëndet mendor
49 N06BA04 Methylphenidate Hydrochloride 36mg (Concerta) Psikiatri/shëndet mendor
50 N07BB01 Disulfiram 200 mg Kundër varësisë nga alkooli
51 R03DX05 Omalizumab 150 mg  Astma formë e rënde , e rrallë
52 R06AX29 Bilastine 20mg (Nixar) Alergji atipike
53 S01EC03 Dorzolamide 2%-5 ml (Dorzostill) Tension syri
54 V03AE02 Sevelamer 800 mg(RENVELA) Të sëmurë me IRK Dializë
55 S01LA04 Ranibisumab10mg-1ml (Lucentis) Degjenerim i syrit që të çon në verbëri
56 S01LA05 Aflibercept 40mg/ml (Eylea) Degjenerim i syrit që të çon në verbëri
Share This Article
1 Comment
  • Ky lajm me ben te ndjehem mire ,se ndryshimi fillon se pari te ilacet ,qe jane gjeja kryesore per te semuret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *