Ja cilat janë shkaqet e sëmundjeve kronike të veshkave

Leda Hysa

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se presioni i lartë i gjakut (hipertensioni) dhe diabeti janë shkaktarët më të zakonshëm të sëmundjes së veshkave. Presioni i lartë i gjakut shkakton pak më shumë se një të katërtën e të gjitha rasteve të dëmtimit të veshkave. Diabeti është shkaku i rreth një të tretës së të gjitha rasteve, dhe është shkaku më i zakonshëm insuficiencës renale në shumicën e vendeve të zhvilluara. Kushtet e tjera më pak të zakonshme përfshijnë inflamacion (glomerulonefritin) ose infeksionin (pyelonefritin). Ndonjëherë sëmundjet kronike të veshkave janë të trashëguara (të tilla si sëmundja polikistike), ose mund të jenë si rezultat i bllokimit për një kohë të gjatë të

sistemit urinar (të tilla si zmadhimi i prostatës ose gurët në veshka). Disa ilaçe mund të shkaktojnë këto sëmundje, sidomos disa nga ilaçet kundër dhimbjes (analgjezikët) nëse merren për një kohë të gjatë. Shpesh mjekët nuk mund të përcaktojnë se çfarë e shkakton këtë problem. Ajo që është më problematike sipas ekspertëve të shëndetit publik është vonesa në diagnostikimin e dëmtimit të veshkave. Sipas tyre, një person mund të humbasë deri 90 për qind të funksioneve të veshkave para se të përjetojë ndonjë simptomë.

Shumica e njerëzve nuk kanë simptoma derisa sëmundja kronike e veshkave të përparojë. Shenjat e avancimit përfshijnë këmbët e fryra, lodhjen, vështirësinë në përqendrim, uljen e oreksit, gjakun në urinë dhe urinën e shkumëzuar. Ndaj rekomandohet kryerja e kontrolleve rutinë, për zbulimin e dëmtimeve të veshkave që në stadet më të hershme, kur edhe trajtimet mund të jenë me efikase. Zakonisht sëmundjet e veshkave fillojnë ngadalë dhe në heshtje, dhe përparojnë gjatë viteve. Jo të gjitha sëmundjet e veshkave përparojnë nga faza 1 në fazën 5. Faza 5 është e njohur si Insuficienca renale. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar edhe fazat konkrete se si avancon dëmtimi i veshkave nga stadet më të lehta, e deri tek ato më të rënduarat.

Fazat e dëmtimit kronik të veshkave

Share This Article
5 Comments
  • Symptoms

    A kidney stone may not cause symptoms until it moves around within your kidney or passes into your ureter — the tube connecting the kidney and bladder. At that point, you may experience these signs and symptoms:

    Severe pain in the side and back, below the ribs
    Pain that radiates to the lower abdomen and groin
    Pain that comes in waves and fluctuates in intensity
    Pain on urination
    Pink, red or brown urine
    Cloudy or foul-smelling urine
    Nausea and vomiting
    Persistent need to urinate
    Urinating more often than usual
    Fever and chills if an infection is present
    Urinating small amounts
    Pain caused by a kidney stone may change — for instance, shifting to a different location or increasing in intensity — as the stone moves through your urinary tract.

    When to see a doctor
    Make an appointment with your doctor if you have any signs and symptoms that worry you.

    Seek immediate medical attention if you experience:

    Pain so severe that you can’t sit still or find a comfortable position
    Pain accompanied by nausea and vomiting
    Pain accompanied by fever and chills
    Blood in your urine
    Difficulty passing urine
    Request an Appointment at Mayo Clinic
    Causes
    Kidney stones often have no definite, single cause, although several factors may increase your risk.

    Kidney stones form when your urine contains more crystal-forming substances — such as calcium, oxalate and uric acid — than the fluid in your urine can dilute. At the same time, your urine may lack substances that prevent crystals from sticking together, creating an ideal environment for kidney stones to form.

    • Mjeku na e shpjegoi mire me ate GFR qe s’e dime çeshte ? !
      Juve, na e shpjeguat akoma me mire, me ate gjuhe
      te huaj ne koment.
      Bravo u qofte te dyve.

  • Kur themi “ana e majte ” dhe “ana e djathte” pa treguar sensin e ecjes ne rruge; mua me duket pa kuptim.
    Ndoshta ajo nga Tirana ne Elbasan.
    Keshtu supozoj une. Po gazetari?

  • Funksioni i veshkave matet më së miri nga një indikator i quajtur GFR (Shkalla ose Niveli i
    Filtracionit Glomerular) i cili mat normën e filtrimit të gjakut nga veshkat. Ky tregues i lejon
    mjekët të përcaktojnë nivelin e dëmtimit të funksionit të veshkave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *