Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Dita! Zgjedhjet që sapo kaluam ishin pa diskutim më të mirat e zhvilluara ndonjëherë jo vetëm tek ne por edhe më gjerë. E them këtë se dolën të gjithë të fituar. Uroj ASHE për fitoren e merituar e bindëse; uroj edhe opozitën që shpalli fitoren ndonëse fitorja e saj ishte si ajo e Pirros, duke fituar vetëm 25 përqind të bashkive të vendit. Fituesit festojnë, nuk shajnë, ndrësa opozita jonë shan këdo që i del përpara me përjashtim të ndonjë ndërkombëtari para të cilëve servilosen deri në qurrosje, duke sharë e shpifur duke ja faturuar pozitës gjithë bëmat e tyre. Akuzojnë Ramën, Metën e kandidatët e majtë si kriminelë, mashtrues, të lidhur me mafien, drogën e korrupsionin. Po kush flet? Flasin ata që shkatërruan shtetin e strukturat e tij, që sollën papunësinë totale duke shkatërruar uzina, fabrika, kombinate, vreshta, ullishta, pyjet e gjithë pasurinë kombëtare për ta filluar nga e para me çekun e bardhë. Flasin ata që shkelën gjakun e dëshmorëve duke cenuar tërësinë territoriale të vendit. Që shpallën kriminelët dëshmorë e dëshmorët kriminelë. Flasin ata që shkelën gjakun e 26 të copëtuarve në Gërdec, që për ta ishin të panjohur ndonëse i biri i shokut Sali ishte kapoja i Gërdecit e baxhanaku doli i njohur.
