Ja cili është flamuri më i lashtë në botë

Gazeta Dita

Vijat e gishtave të gjakosur mbi një mburojë ari. Flamuri më i vjetër ekzistues kombëtar nuk është ai i një shteti të pavarur, por i Katalonjës, e cila me forcë mbron ngahera autonominë. Legjenda thotë që mburoja heraldike e Mbretërisë së Aragonit dhe flamuri katalan, i quajtur “Senyera”, kanë lindur së bashku, në vitin 897. Në këtë vit, mbreti Varlo, në shenjë mirënjohje, la gjurmët e gishtave të tij të përgjakur mbi mburojën e kalorësit katalan Goffredo, një veteran i mbrojtjes së Barcelonës, gjatë rrethimit të trupave myslimane.

Në vitin 1137, me martesën e Raimondo Berengario IV dhe Petronillas, u bashkuan konteja e Barcelonës (qendra e Katalonjës) dhe mbretëria e Aragonës, e cila miratoi “Senyeran” si flamur: nëntë shirita të verdhë dhe të kuq. Nuk është i vetmi flamur me origjinë mesjetare, por është flamuri më i vjetër i një populli dhe një territori të përcaktuar qartë. Aq e vërtetë është, sa që diktatori Franco e ndaloi ndërsa tani valëvitet si simbol i indipendentizmit katalan.

Share This Article
3 Comments
  • Keni ndonje informacion per flamurin tone?
    Lexoni studimin “Flamuri Shqiptar”.
    Shqiponja me dy krere eshte shume me e vjeter.
    Nuk besoj se studiuset tane genjejne.

  • Dhe me e “bukura” eshte qe ky flamur nuk perfaqson sot nje shtet, por nje krahine ate te Katalonjes, pjese Spanjes.
    Qeveria e ketij shteti nuk lejon te mbahet referendum ne Katalunje per pavarsine e kesaj krahine te pasur, e fuqishme ekonomikisht dhe me tradita ne kulture dhe me nje histori te lashte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *