Katër vite-qeveria,
që po na shurdhon,
për këstin e FMN-së,
me tridhjetë milion.
Po Shqipërisë asnjëherë,
nuk i ndahet tersi,
është dhjetë milionë më tepër,
gjoba nga “Bankersi”!
Unë dua ndonjë përgjigje,
se jam plot kureshtje,
përse-gjobën qeveria,
e kalon në heshtje?!
Më çuditi si gjithmonë,
një karagjoz shteti:
“Nga gjoba dyzet milionë,
nuk preket buxheti!”
Pse flet si e ëmë e Zeqos,
more qerrata,
a s’i paguajnë shqiptarët,
gjithë këto para?!
Shqipërinë e mori lumi,
e mbyti në det,
kur ka ministër financash,
një analfabet!
Sa të jem në këtë jetë,
kurrë s’do t’i ul tonet,
se kanceri i Shqipërisë,
janë koncesionet!
Erdhi ÇEZI-bëri ç’deshi,
në vatanin tonë,
kur iku i dhamë peshqesh,
plot njëqind milionë!
Koncesionet-tha Edvini,
me gjuhë të kuptushme,
janë për ne-në këtë fazë,
të pazëvendësushme!
Janë këto deklarata,
kafe me zeher,
se tek ne janë koncesionet,
murtajë e kancer!
Të na rrojë ai komiku,
se s’preket buxheti,
prit tani kur të fitojë,
gjyqin dhe Beketi!
Mbi financat e Atdheut,
po këndojnë qyqet,
sepse kundra Shqipërisë,
po mbyllen gjithë gjyqet!
Do paguajnë brez pas brezi,
gjithë shqiptarët,
për gjobat ndërkombëtare,
edhe ish pronarët!
Unë e di që nuk kam,
një damar idioti,
po s’kuptoj-përse nuk kthehet,
prona tek i zoti?!
Të më thonë kompetentët,
pse është kaq vështirë,
dhe fatura-pa Strazburgun,
do dilte më lirë!
Duket-nga të gjitha anët,
na kanë zënë me gurë,
borxh i brendshëm dhe i jashtëm,
s’do të ulen kurrë!
Koncesionet na rrënuan,
pa brekë na lanë,
shto këtu dhe korrupsionin,
dhe mendo hatanë!
Miliarda janë tretur,
nga kjo batërdi,
dhe asnjë zyrtar i lartë,
s’mban përgjegjësi!
Se të gjitha qeveritë,
vjedhjet kur bitisin,
nuk lënë gjurmë që të duken,
letrat i kopsisin!
Ndaj na duhet të rikthejmë,
këngët e mjerimit,
se Shqipëria po shkon,
drejt falimentimit!
Nuk është qeveri e Ramës,
e vetmja fajtore,
se Piramidë e la vendin,
Shtëpia Qendrore!
Këta që erdhën pas Salës,
kursin s’e ndryshuan,
koncesionet nuk i prishën,
po më shumë i shtuan!
A. Duka

Une i binder them,se prona
do te shkoj te izoti.
Dhe faqet e Shqipris
nuk do kene me pika loti…
O shkon prona te i zoti
edhe kjo them,nuk do me fjale.
O i zoti hyne i teri andej nga ka dale!…
E kam thene e sterre thene
Sa t’jete Kjo Pd. pa rrenje,
Me qenin e madh ne kembe
Ka vec terr,kuje,gjeme…
Concessionet e Beqes per Vilma Nushin+concess.per hemodializen qe e mori nje kafe ne Lapardha+concess. e carcafeve te spitaleve,qe kapin vleren e 360 miljon Euro,e kalojne 10 fish vleren e te gjithe spitaleve,poliklinikave,laboratoreve,materniteteve qe ka e gjithe Shqiperia.
KANCERI I SHQIPERISE, ESHTE VETE POPULLI
TRIM DHE HEROIK I SAJ.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK