Festat e fundvitit na lënë gjithmonë me probleme në stomak dhe ndjenjën e fajit për kaloritë e pallogaritshme që kemi marrë me ushqimin e bollshëm. Kështu, pastrimi i organizmit bëhet një domosdoshmëri. Për t’u rikthyer në normalitet, mjafton të ndiqet një dietë e thjeshtë me bazë frutat e shtrydhura, të cilat konsumohen mes vakteve. Nëse doni të hiqni peshë, kombinojini ato me ushqimin në sasi të kontrolluara, duke ndjekur këtë program.
Kokteili antikapsllëk i mëngjesit
Pikësëpari ju duhet një lëng që ndihmon aktivitetin e zorrëve. Për këtë merrni një gjysmë gote qumësht të skremuar, një gjysmë gote kos dhe një kivi. Vendosini ato në frulator dhe përziejini për rreth 40 sekonda. Kjo përzierje është më efektive në mëngjes. Kini parasysh se duhet konsumuar menjëherë sapo të hiqet nga frulatori.
Kokteili anticelulit i drekës
Një tjetër lëng i shtrydhur që ju vjen në ndihmë, duke luftuar celulitin është ai me bazë ananasin. Vendosni në frulator një gjysmë gote qumësht orizi, 2 feta të mëdha ananasi të pjekur mirë dhe një dozë potasiumi që e gjeni në farmaci. Konsumojeni menjëherë, do të ndihmojë në reduktimin e celulitit.
Kokteili antidhjamë i darkës
Një kokteil që do të shkrinte yndyrnat është ai i përgatitur me gjysmë gote kos pa yndyrë, një mollë e prerë në copa (bashkë me lëkurën) dhe një lugë e vogël piper të zi (përmban piperinë, një substancë që redukton depozitimin e yndyrnave në organizëm) dhe gjysmë gote ujë. Përziejini mirë në frulator dhe pijeni menjëherë. Ndiqeni këtë regjim dy ditë në javë.
Ja një dietë ushqimore e kombinuar me kokteilet e propozuara më sipër
Mëngjes
Kokteili i mëngjesit duht shoqëruar me 2 feta të vogla bukë integrale të thekur dhe një çaj jeshil të ëmbëlsuar me mjaltë.
Zemër
Një frut i stinës
Dreka
Një pjatë makarona me salcë domatesh, perime të pjekura në furrë apo të gatuara në avull dhe 100 gr gjoks pule i pjekur pa yndyrë.
Zemër
Kokteili anticelulit
Para darkës
Kokteili që djeg yndyrnat
Darka
Një pjatë supë me perime, fruta të pjekura me rrush të thatë dhe kanellë. / Përgatiti: G. Sokoli