Ja disa ushtrime për të qetësuar sytë. Mos i lini pas dore!

Pranvera Kola

Lodhja dhe skuqja e syve janë ndër simptomat më të shpeshta që ndeshim në jetën e përditshme, si pasojë e përdorimit të smartfonëve, kompjuterëve, apo mjeteve të tjera elektronike. Ato mund të shkaktojnë dhimbjen e kokës, apo shikimin e turbullt. Një nga mënyrat për të mirëmbajtur shikimin, është dhe ushtrimi i tyre, të cilën jo shumë njerëz e bëjnë.

Ja disa ushtrime që ndihmojnë në qetësimin e syve, të cilat nuk duhet t’i lini pas dore.

1. Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Thuhet se errësira na ndihmon në formimin e qelizave të fotoreceptorëve shkopinj dhe kone në sytë tanë, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit.

2. Rrotullojeni kokën në lëvizje tërthore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Filloni nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lart-poshtë. Edhe ky ushtrim e rrit qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.

3. Mbyllini sytë shumë për 3-5 sekonda dhe pastaj hapini sërish. Këtë përsëriteni shtatë herë, pasi ndihmon në relaksimin e muskujve të syve, si dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut në sy.

Këto nuk janë te vetmet gjëra që mund të bëni për mirëmbajtjen e shikimit tuaj, por ekzistojnë edhe disa rregulla të tjera, të cilat janë:

•Vendosja e disa fetave të kastravecit, ose patates në sy dhe mbajtja e tyre përreth 15 minuta. Kastaveci ka veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në qetësimin e irritimit të lëkurës dhe sidomos të syve. Një metodë tjetër është dhe vendosja e pecetave të lagura me kamomil të ftohtë, të vendosura mbi qepalla. Me këto mënyra ju do t’i ndjeni sytë tuaj më të shplodhur.

•Përdorimi i syzeve të diellit duhet të fillojë që në fëmijëri. Dëmtimi i indeve okulare nga rrezet ultraviolet, mund të parandalohet duke zvogëluar ekspozimin në rrezatimin diellor.

•Gjatë punës në kompjuter është mirë që ta shkëputim shikimin prej tij shpesh herë në orë, përreth një minutë. Sytë duhet t’i rrotullojmë në ambientin përreth, ose të paktën çdo një orë te bëhet një pushim prej 15 minutash. /bota.al

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *