Fejton*
Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zotëri Zguri e pashë në tërë faqet e shtypit të shkruar, dritareve të vogla të televizioneve dhe portaleve të bëjë thirrjen:
“U bëjmë thirrje zgjedhësve që të kontrollojnë emrin në listën elektronike të zgjedhësve të kontrollojnë emrin në faqen zyrtare të internetit të KQZ. Deri në 21 maj 2019 është e hapur mundësia për t’iu drejtuar gjendjes civile për të saktësuar të dhënat e tyre. Pas kësaj date listat bëhen përfundimtare. Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate”.
Për mua që kam pak gramë elektronike nuk ishte e vështirë. Shoku im i kafes së mëngjesit që edhe celularin e thjeshtë vetëm në marrje e përcjellje din ta përdorë, ngre supet dhe më hedh atë fjalën e tij provinciale: “lëshoi dushke”!
E marr vesh, flet hollë…
Unë, kërshërues për qenien ose jo gjallë në listat e zgjedhësve, klikova. Mësova kodin tim me 12 shifra (nuk po e jap se mos më vjedhin votën megjithëse vjedhë e kanë tash 23 vjet që jam mërguar dhe nuk kam votuar asnjëherë, përjashtuar zgjedhjet e tmerrshme hajnare të 26 majit 1996), numrin në listë: 138, dhe vendvotimin: Shkolla 9-vjeçare “Hasan Prishtina”, Rruga “Qemal Stafa” (Varri i Bamit).
Zotëri Zguri e bëri detyrën e tij si Kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve!!!
Edhe unë, si qytetar i thjeshtë, nënshtetas shqiptar pa nënshtetësi të dytë apo të tretë, e bëra detyrën !!!
E pastaj?
Zotëri Zguripa një pa dy merr një gurë të madh dhe ma ve në rrugë, gurë në të cilin ka shkruar: “Pas kësaj date (21 maj 1919) listat bëhen përfundimtare. Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate”.
U emocionova !!!
Qesha me vete siç qeshin njerëzit kur ecin rrugës me celular në vesh pa parë se ku përplasen.
Qesha me Zgurin…
Qesha me Ruçin…
Qesha me Ramën…
Qesha me Metën…
Qesha me Monikën…
Qesha me Bashën…
Qesha me të majtë, të djathtë në Kuvend, portaleve e dritareve të vogla televizive…
Të gjithë herë në presidium e herë në plate nuk kanë munguar të flasin për “Votën e emigrantit”…
E thonë ngjirur sa as në kufje nuk u vjen zëri…
E vetmja gjë që bëjnë është ajo që kanë bërë gjitha herët…
Sajojnë ndonjë delegacion të shkallës së lartë dhe i hipin avionit dhe vijnë tek ne…
Me parat tona…
Me taksat tona…
Me drekë të bollshme tonën…
Refreni i fjalëve në fjali është i njëjtë…
Ejani votoni…
Ku?
Si? – pyetja jonë
Në Shqipëri, me autobus. Ardhje dhe kthim falas…
Po votimi elektronik prej këtu ku jemi?
Herën tjetër, në zgjedhjet parlamentare…
Kësaj i thonë në “kalendat greke” a në “javën pa të shtunë”.
Ishte këto ditë në Athinë edhe deputeti që i thahet pështyma në buzë për “votimin e emigrantëve”…
Erdhi vjet…
Erdhi sivjet…
Do të vijë edhe mot…
Mot, motmot…
Unë po e deklaroj:
Nuk vij për të votuar…
As sivjet…
As mot…
As motmot…
Po ta doni votën time…
Po ta doni votën tonë…
Eh !
… Nuk e doni jo, kurrë nuk e doni.
Është e frikshme vota jonë…
Shumë e frikshme…
Ka dridhje të fortë…
Thyen këmbë kolltukësh…
****
Abdurahim Ashiku, Athinë – Botuar në Dita
Kujt i intereson qe une te votoj,politikaneve,shtetit apo mua?
deri sot asgje nuk kam fituar nga te votuarit,prandaj as qe me behet vone se jam apo jo ne listat e zgjedhjeve!
Deri sot nuk me ka zgjidhur ndonje hall as bashkia e as qeveria!
Te gop te semes vafshin!
Qe vota jone mos shitet as blihet dhe qe te dali numeri i sakte i emigranteve qe nuk duan te votojne zoti Zguri te na informoje si mund ta heqim emrin nga lista.Familjarisht kam 4 vota qe nuk e di kush i merr
Edhe un kam 25 vjet pa votuar se jam jasht me than ke votu ???.
ZGURI NUK DENON NJERI POR BASHKEPUNON ME TE GJITHE.
JO ME KOT ESHTE PREJ VITITI 1990 ATY KU ESHTE
une e kam ndryshe, komentin tim per zgjedhjet .
KUSH, i jepe te drejte kesaj minorance, te kerkoj vote, kur e gjithe, duhet te dergohet ne BURG te…PERJETSHEM … dhe “zguret” duhen cuar ne….KAZEM ???