Formacioni më i mirë i vitit 2013 sipas “Marca”

redaktor

Eshtë një skuadër yjesh, formacioni i dalë nga sondazhi i gazetës Marca për 11-shen më të mirë të vitit, por që versioni zyrtar i FIFPro do të publikohet në ceremoninë gala të Topit të Artë, më 13 Janar.

Ndërkohë që procesi i votimi vazhdon, pas 300 mijë votave të para kemi të bëjmë me një formacion spektakolar, që ka Valdes në portë e vazhdon me Lahm, Ramos, Thiago Silva e Alaba në mbrojtje, ndërsa në mesfushë qëndrojnë Xavi Alonso, Ribery e Iniesta dhe një sulm bombastik me dy më të mirët e planetit, Ronaldo e Messi, si dhe Ibrahimoviç përkrah tyre.

Në garën për portën, Valdes ka lënë prapa Casillas, Neuer, Buffon e Cech, ndërkohë që për repartin e mbrojtjes lider është Sergio Ramos i Realit të Madridit. Vetëm për pak vota ka mbetur jashtë shoku i tij i skuadrës, Marcelo, bashkë me David Luiz, Hummels e të tjerë.

Nga sulmi, komandant është Cristiano Ronaldo, njëhëkohësisht edhe më i votuari në listën me 55 lojtarë me mbi 230 mijë vota. Portugezin e shoqërojnë Messi e Ibrahimoviç, duke formuar kështu një treshe ëndrrash.

Përsa i përket skuadrave, në 11-shen ideale, 3 janë lojtarët që vijnë nga Reali i Madridit dhe po nga kaq edhe nga Barcelona e Bayerni, si dhe dy nga Paris Saint Germain. Pastaj nëse flasim për kombësitë, në këtë ekip yjesh kemi 4 spanjollë, një gjerman, një brazilian, një austriak, një francez, një argjentinas, një portugez dhe një suedez.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *