Ja gjer ku ka rritur puna. Një mikun tim, poet i shquar, e ka kapur keq nervi shiatik, saqë mezi ngrihet nga shtrati dhe mezi ecën. U vizitua dhe mjeku i dha një recetë me qetësues, vlera e të cilave shkonte rreth njëzet e pesë mijë lekë të vjetra. Por ai mban recetën ne xhep, duron dhimbjet e ferrit, se nuk ka para t’i blejë ilacat dhe pret datën e pensionit për të marrë njëqin e tridhjetë mijë lekë të vjetra. Dhe kjo datë do dhe dhjetë ditë të vijë. Dihet që kjo qeveri të lë të vdesësh dhe nuk rimburson as një qindarkë për këtë kategori që formalisht quhet dhe e siguruar. Si do ta zgjidhë qeveria e re këtë problem? A do të përfshihen ilacet e pensionistëve tek shëndetësia falas? Realisht atë recetë e pagova unë, por kjo nuk e zgjidh atë për gjithë jetë. Këtë problem jetik duhet ta zgjidhë shteti me politika të reja në fushën e shëndetësisë.
SMS në DITA Në 0689073730
