Ndonëse deri tani, dy janë gjuhët më të folura në botë, gjuha kineze, dhe anglishtja, duket se një gjuhë tjetër e cila sot numëron vetëm 284 milion folës në botë, do të zërë vendin e parë.
Sipas studimeve frëngjishtja do të zërë vendin e parë si gjuha me e folur në botë deri në vitin 2050 dhe kjo falë rritjes së shpejtë të popullsisë që e ka gjuhë zyrtare.
Deri tani frëngjishtja është gjuhë e zyrtare në disa vende të botës si Maroku, Tunizia, Algjeria, si dhe gati 30 vende të tjera.
Në Afrikë gjithashtu frëngjishtja është gjuha zyrtare e shkollimit në vende me norma fertiliteti të larta në rritje, si Mali në veri, Guinea Chad dhe Republika Demokratike e Kongos në rajonin sub-Saharian.
Ndërkohë, Kina dhe shumë vende që flasin anglisht do të përballen me një tkurrje të popullsisë, që do të ulë numrin e anglishtfolësve në 3% të popullsisë së botës dhe ata që flasin gjuhën mandarine në 8% nga 10% që është aktualisht.
l.h/ dita

qe quhen Frankofile 😉
Argument pak i besueshem! Anglishtja dhe per dhjetra e dhjetra vjet do vazhdoje te qendroje ne krye, kjo si pasoje e vendeve shume te zhvilluara qe flasin kete gjuhe, kolonite e shumta anglishtfolese, si dhe zhvillimi i vrullshem i teknologjise, termat e te cilit burojne teresisht nga kjo gjuhe. Ne se ka gjuhe qe po merr zhvillim jo te vogel, eshte gjermanishtja, pse jo dhe spanjishtja. Ndersa frengjishtja ka pak ose aspak gjase te konkuroje me gjuhet e lartpermendura! Ende nuk e kuptoj se pse Shqiperia quhet vend frankofon, ku nje pjese e konsiderueshme e popullsise flet ose kupton ne nivele te kenaqshme anglishten, por ky eshte nje tjeter kapitull Ky ishte mendimi im! Ju falenderoj, ne se me keni lexuar!
Dokord me anglishten, por ne shqiptaret jemi italjonofon , pastaj anglofon, frankofon nuk ka shanc …., 1 miljon shqiptare me dokumente ne Itali (afersisht)