Ja kartolina e fundvitit, me urimin: “Shqipëria u çlirua!”

redaktor

Meqë po afron fundviti, angazhimet janë të llojllojta. Tashmë është dhe koha kur shpërthen fantazia e gjithkujt, individë apo grupe interesi, për të gjetur mënyra fitimi, në daç në rrafshin financiar e në daç dhe në atë shpirtëror. Mes shumë detajeve, të atyre që i përkasin dhe linjave të komunikimit ndërqytetar apo institucional, janë dhe kartolinat. Tek to, më shumë se sa teksti, vlen mesazhi vizual nëpërmjet pamjes së zgjedhur. Jemi mësuar me kartolina që kanë përgjithësisht pamje të karamelta, ku fjala vjen, edhe qytetet e lodhura të Shqipërisë, falë kurimeve teknologjike, ndodh të të lëbyrin sytë kur ngjajnë sikur nuk janë tonat, që ne fort mirë e dimë se ç`katastrofë janë në realitet. Por një kartolinë pa asnjë kurim imazhi, e ashpër në vërtetësinë e saj dhe me një mesazh tejet origjinal, do ishte ajo e rradhëve të këtoditshme në sportelet e OSHEE-së, me njerëz që dynden t`i kthejnë paret e mallit që kanë vjedhur, ose që e kanë marrë pa e paguar, me premtimin cinik: “T`i jap kur të çlirohet Shqipëria!”. Kjo pra do ishte kartolina më e gjetur e këtij fundiviti, me urimin: “Shqipëria u çlirua!”. Dërgon: Kryeministria. Merr: Shqiptaria.

Share This Article
2 Comments
  • uuaaaa , sa kartoline e bukur
    Fatura erdhi gjithmone ne ” emer te popullit”
    Shqiperia u clirua …po po ne burg armiqte ..

    Ermir , po ajo kartolina qe duhet ti dergojme asaj klases qeverisese te djeshme
    asaj pak dhe te sotme …se dje Iliri me bllok dhe po ai eshte {ne} bllok ,
    Salira dhe Fullhajneria ,Shkelzeneria … qelbesira pa fund …

    Kryemnistrise se sotme ….ku do shkonin ne burg gjithe shperdoruesit ,ata qe e shiten Shqiperine 1 euro , ata qe e kthyen ne monopol familjar …cfare pergjigje do na kthejne ata ?
    Vila e llogari of shore brenda dhe jashte vendit nuk po preken ,asqe po flitet
    por ama ti i qan keto hartimet me radhet e gjata te shume prej tyre qe kane ngelur pa buk
    radhe te vrazhda te nje mjerimi migjenian , ne 2015 , ne nje vend kandidat per Europen
    ku klasa politike palaco qe po qeveris ,cinike dhe demagoge
    po ja faturon gjithe hajduterine dhe makuterine e tyre popullit
    ne emer te popullit
    kjo eshte kartolina ….gjithmone keshtu ka qene !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *