Në videon e mëposhtme shihen imazhe të tmerrshme që tregojnë një fëmijë, të kacavjerrë në ballkonin e katit të pestë të një ndërtese në Brazil, teksa e ëma ishte duke fjetur. Ndërkohë kalimtarët që ndodheshin poshtë ballkonit janë përpjekur të qetësojnë djalin duke i kërkuar që të mos lëshonte duart. Por fatmirësisht një kalimtar i identifikuar si Bruno Teixeira ka mundur të hyjë me shpejtësi në ndërtesë dhe të kapë fëmijën, duke e larguar nga rreziku. “Kur e pamë se në ç’situatë gjendej djali, vrapuam pa u menduar dy herë – ka treguar Texeira – Për fat, kur mbërritëm në katin e pestë, dera e jashtme ishte e hapur, por ajo e ballkonit qe mbyllur. Zgjuam të ëmën që ishte duke fjetur. Natyrisht që ajo duhet të jetë më e përgjegjshme me fëmijën”.
https://www.youtube.com/watch?v=unBJrnlFoNQ
Me pëlqeu solidariteti dhe gatishmeria e qytetareve ne ketë rast! Ajo qe po i humbet vula te ne. E ema kushedi si e ka pasur hallin? Mund te kete ardhur e rraskapitur nga puna a kushedi çfaré. Sidoqoftë ka pak shenja teveqeleje?