Ja ku do luajë Arlind Ajeti në sezonin e ardhshëm

Elton Tafaruci

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fund spekulimeve, pasi sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Torinos.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi italian, i cili konfirmon se Ajeti ka firmosur një kontratë 3-vjeçare ku do të përfitojë 400 mijë euro në sezon, shkruan “zipnews”.

Lojtari tashmë ndodhet në Torino dhe po kryen testet mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Sportive.

Ajeti shihet si një zëvendësues ideal i Adem Ljajiç, i cili është transferuar tek Celta Vigo për 10 milionë euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *