Nëntë dhoma gjumi dhe 8 tualete; është vila ku familja Obama ka zgjedhur të transferohet pasi t’i thotë lamtumirë Shtëpisë së Bardhë.
Bëhet fjalë për rezidencën ku deri më tani kanë jetuar Joe Lockhart, ish- zëdhënës i Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Giovanna Gray, drejtuese e divizionit të ‘Washington Glamour’. Lockhart po transferohet në New York për të punuar si zv/president i komunikimi në Ligën Kombëtare të Futbollit.

Vlera e vilës, që ndodhet në ‘Belmont Road Nw’, në Washington, në zonën e Kolarama, vlerësohet në 5,3 mln dollarë, shifër me të cilën është shitur në vitin 2014.
