Për një djalosh ish-komunist që vjen nga shtresa e grekëve të mesëm, tregues është edhe zona dhe shtëpia ku ai banon. Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull kreut të SYRYZA-s, Aleksis Tsipras, duke vizituar lagjen ku ai jeton bashkë me gruan dhe dy fëmijët.
Korrespondenti i “The Telegraph” ka fotografuar shtëpinë e kreut të SYRYZA-s, e cila ndodhet në Kypseli të Athinës, një pallat 7-katësh në rrugën “Harmonia”, tipike e banesave të shtresave të mesme dhe punëtore në Greqi.
Sipas gazetës britanike, vetë lagjia ku jeton Tsipras dëshmon për prejardhjen e tij dhe përpjekjet për të drejtat e të varfërve në Greqi.
Banorë të lagjes i thanë gazetës “Telegraph” se Tsipras lëviz prej vitesh me të njëjtën makinë të thjeshtë, por pikëpyetja është nëse ai do të sillet në të njëjtën mënyrë edhe kur të zgjidhet kryeministër. / ResPublica

Tamam si Rama yne qe ka vetem 3000 euro .
“The Telegraph”, mund ti tregoje britanikeve keto pamje, se ne ish vendet komuniste, i dime ndryshimet, nga fillimi i nje lideri dhe vazhdimin.
Fillon si udheheqes i dashur popullor dhe mbaron si diktator, i mbyllur ne shtepi bunker.
Sa per dijeni keta banesa jane ne bathore, ky Tiqirasi te vij tek ne kemi akoma toke ne surrel, tnfrastuktura dhe gjelbrimi ne permirsin….po parashikijme nje tunel nga shtepia lart tek kryeministria, eshte i angazhuar ingj. Artan Shkreli,punimet do te kryhen nga nje firme Ruse e specjalizuar ne forifikime te kesaj kategorie.
Ti cojme piktorin te lyeje pallatin
O njerez me komplekse kujtoni se jane te gjithe alabak si politikanet dhe militantet Shqiptar.
vetem nje njeri kriminel nuk mund te kete nje here te pare…edhe une besoj te Tsipras….besoj…tani eshte koha e se vertetes dhe nqs zoti i ka bashkuar inteligjencen,perkushtimin dhe ndershmerine,Tsipras do t’ia dale….do te beje dicka te mire per popullin e vet…..
Le te mari shembull LULZIM BASHA dhe te gjithe politikanet e rinj shqiptar nga TSYPRAS,nga puna e tij kembengulese,nga kultura e tij politike,nga menyra se si shpie tek zgjedhesit problematiken,nga mos perdorimi i fjaleve dhe shprehjeve denigruese per kundershtarin politik (qe krejt e kunderta ndodh me politikanet tone te rinj e te vjeter),e tjere,etjer.