Ja kufizimet e furnizimit me ujë në Tiranë

Elton Tafaruci

UKT sh.a njofton se për shkak të punimeve që po kryen OSHEE në linjat e saj, stacioni i pompimit në Qafë Mollë nuk do të furnizohet me energji elektrike.

Për shkak të ndërprerjes së energjisë, do të ketë edhe kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të Tiranës në orët e ardhshme.

UKT bën me dije se furnizimi normal me ujë të pijshëm do të fillojë menjëherë sapo energjia elektrike të rikthehet në stacionin e pompimit të Qafë Mollës.

Zonat që preken nga punimet që po kryen OSHEE janë:

-Sauk
-Shkozë
-Qesarakë
-Tiranë e Re
-Ali Demi
-Komuna e Parisit
-Rruga e Elbasanit
-Blloku Vasil Shanto
-Dajt

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *