Ja kur nis suksesi i Flamurtarit

redaktor

Sinan Idrizi vijon të qëndrojë në të njëjtën linjë, teksa kërkon nga ekipi i tij të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi kualifikimi në gjysmëfinale nuk e plotëson misionin e tyre.

Fitorja e Kupës së Shqipërisë do të thoshte filimi i suksesit thotë Idrizi që vlerëson pozitive paraqitjen me Tiranën e tregon që menjëherë pas ndeshjes ka uruar trajnerin Ramadani.

Fitorja dhe kalimi për në gjysmëfinale të Kupës së Sqipërisë është pozitiv. Por ekipi duhet të qëndrojë me këmbë në tokë.”

“Kemi shumë rrugë për të bërë përpara dhe ekipi nuk duhet që të ekzaltohet. Nëse ne e fitojmë Kupën e Shqipërisë, atëherë mund të themi se suksesi sapo ka nisur, por për momentin kualifikimi nuk do të thotë asgjë, është thjesht detyrim”.

“Më pëlqeu ndeshja, ishte një ekip shumë korrekt në fushë dhe menjëherë pas ndeshjes telefonova trajnerin Ramadani dhe e urova. Pra, nuk ka vend për eufori, duhet që të jemi shumë të kujdesshëm, nuk është arritur asgjë, është shprehur Idrizi sipas “Panorama Sport”, ndërsa më tej administratori i vlonjatëve thekson se skuadra e tij nuk rrezikon aspak rënien nga kategoria.

Gjithashtu si flet edhe për takimin që i bëri Igli Tares e Etrit Berishës që të enjten u përballën me Gallatasarajin në Turqi, duke thënë se takimi mes tyre është thjesht miqësor, pasi me Taren ai ka një marrëdhënie të mirë shoqërore./sportal

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *