Gary Cahill është emëruar si kapiteni i ri i Chelsea-t nga trajneri Antonio Conte. Qendërmbrojtësi mbajti shiritin edhe gjatë sezonit të kaluar, pasi John Terry ishte kryesisht një lojtar stoli, dhe tani i është dhënë shiriti me kohë të plotë. Cahill po kalon një periudhë të suksesshme në “Stamford Bridge” që kur iu bashkua nga Bolton Wanderers në 2012 dhe Conte beson se ai e ka treguar se është një kapiten i denjë.
“Mendoj se është gjëja e duhur që Cahill të vazhdojë të jetë kapiteni ynë,” shprehet Conte.
“Pse? Pasi ka shumë vite te Chelsea duke luajtur shumë ndeshje dhe ka treguar karakteristikat e duhura për të qenë kapiten.” Gjithsesi Conte ka nxitur lojtarët e tjerë të Chelsea-t të ndërmarrin role më të mëdha lidershipi gjatë sezonit të tij të dytë. “Mendoj se mund të kemi edhe kapitenë të tjerë, si Azpilicueta, David Luiz, dhe gjithashtu, në të ardhmen, Courtois dhe Fabregas.”
