Një hartë e përgatitur nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin ka mbledhur informacione nga 180 vende, me qëllimin që të tregojë se cili është prioriteti kryesor i çdo vendi.
Tetë janë çështjet kryesore: Siguria, strehimi, punësimi, të ardhurat, balanca mes jetës dhe punës, gëzimi në jetë, shëndeti, arsimi, qeverisja, komuniteti dhe mjedisi.
Nëse i hedh një sy hartës, sheh se shqetësimi kryesor i shqiptarëve janë të ardhurat.
I vetmi vend që ka të njëjtin shqetësim si ne, është Ukraina.
Ndërkohë vende të tilla si Serbia, Bullgaria, Bosnja, Kroacia, Gjermania, Italia, Britania, Suedia, etj, kanë prioritet kryesor, gëzimin në jetë.
Greqia, Turqia, Maqedonia, Franca, Spanja, Austria, Norvegjia, etj, kanë si shqetësim kryesor shëndetin.
Rumania është e vetmja që sheh si problem kryesor edukimin, kurse Gjeorgjia dhe Sllovenia janë të shqetësuara për mjedisin.
Moldavia është e vetmja në Europë që ka shqetësim kryesor punësimin.