Ja lëvizjet e kuqezinjve në merkato

Dita

Merkatoja e verës ka dhuruar disa lëvizje surprizë të futbollistëve kuqezi, ku spikat transferimi i Sokol Cikalleshit nga RNK Split te Basaksehir në Turqi, kalimi i Odise Roshit nga FSV Frankfurt te Rijeka, firma e Amir Abrashit me Freiburgun dhe së fundmi arritja e marrëveshjes mes Napolit dhe Empolit për kartonin e Elseid Hysajt. Një lajm shumë i mirë për kombëtaren është transferimi i Amir Rrahmanit te RNK Split, ndërsa Arbnor Fejzullahu mund të kalojë në një kampionat europian, sigurisht nëse ofertat në drejtim të tij do të jenë të kënaqshme për drejtuesit e Partizanit. Gjithashtu mbetet i hapur transferimi i Taulant Xhakës tek Fiorentina, sikurse janë shtuar pretendentet për Shkëlzen Gashin si nga Sieria A ashtu edhe në Bundesligë. Pescara ka blerë përfundimsht kartonin e Ledian Memushajt nga Lecce, ndërsa Herolind Shala është dhënë në formën e huazimit nga Sparta e Pragës tel Slovan Liberec.

Megjithatë mbeten për t’u mësuar e ardhmja e disa elementëve kryesore të formacionit të De Biasit, që kanë shkëputur marrëdhëniet me ekipet e tyre. Migjen Basha, pas ndarjes me konsensus me Torinon është një lojtar i lirë, edhe pse kohët e fundit janë shtuar zërat për një kalim të mundshëm te Kievo. 28-vjecari ka kërkuar më shumë kohë për të vendosur, pasi kërkon të bëjë zgjedhjen e duhur.

Në pikëpyetje është edhe e ardhmja e Andi Lilës, i cili gjashtë muajt e fundit u aktivizua me Parmën në Serinë A, ndërsa Lorik Cana duket se e ka mbyllur aventurën me Lazion, pasi nuk bën pjesë në planet e Piolit. Kapiteni kuqezi ka paralajmëruar një eksperiencë jashtë Europës, ku më pranë firmës me të duket se është klubi nga Katari Al Jaish. Një lojtar i lirë është edhe Arlind Ajeti, një prodhim i akademisë së Baselit.

Edhe pse u tentua nga Skënderbeu, mbrojtësi kuqezi preferon një eksperiencë në një kampionat më të fortë europian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *