Ja muzika që tmerron xhihadistët

Elton Tafaruci

Forcat speciale britanike po tmerrojnë luftëtarët e Shtetit Islamik, duke përdorur… muzikën.

Sipas Mirror, luftëtarët e ISIS tmerrohen kur dëgjojnë muzikën e Bollivudit.

Ideja u erdhi pasi një oficer i inteligjencës ushtarake, me origjinë nga Pakistani, tha se këngët e Bollivudit janë një tmerr për ta.

Këngët e Bollivudit ose ndryshe këngët e filmave Hindi, janë të ndaluara në zonat e drejtuara nga ultra-myslimanët në Pakistani.

Sipas tyre, këto këngë janë të pavlera dhe jofetare.

Shteti Islamik i sheh këngët e Bollivudit si fyerje.

Aktualisht trupat speciale britanike po stërvisin ushtarët libianë për të luftuar Shtetin Islamik.

Në një rast, ata kanë dy makina pranë pikave të kontrollit në Sirte, teksa nga altoparlantët luhej muzikë Bollivudi me zë të lartë.

Qëllimi është që të arrihet dominimi psikologjik ndaj xhihadistëve

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *