Pranvera Kola-DITA
Pothuajse gjithkush nga ne ka provuar gjatë jetës ndjesinë e të përzierave (nausea), apo edhe të vjellat për arsye të ndryshme shëndetësore, por edhe për situata të tilla, siç është “të zënit e makinës” (të vjellat dhe të përzierat kur udhëtojmë me makinë).
Të përzierat dhe të vjellat (vomitus) janë në përgjithësi simptoma të një sëmundjeje themelore, por edhe simptoma për arsye të veçanta specifike. Nausea është ndjesia që stomaku dëshiron të zbrazet, ndërsa e vjella është pikërisht akti i sforcuar dhe i detyruar i zbrazjes së përmbajtjes së stomakut.
Mjekja Ilda Xhelili tregon për “Dita” se janë një sërë faktorësh që ndikojnë në shfaqjen e nauseve dhe të vjellave, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit, së bashku me këshillat se si diagnostikohen në kohë, dhe si duhen trajtuar.
Aciditeti i stomakut dhe infeksionet
Ndër shkaktarët më të shpeshtë përmendim gastritin akut që është rritja e aciditetit të stomakut. Shkak i shpeshtë i acarimit të stomakut janë edhe infeksionet e ndryshme, qofshin këto bakteriale, apo virale. Infeksionet e zakonshme virale përfshijnë noroviruset dhe rotaviruset.
Agjent infektiv mjaft i shpeshtë është edhe Helicobakter pylori që mund të shkaktojë shpesh të përziera dhe të vjella. Në rastin e gastroenteriteve (infeksion i stomakut dhe i zorrëve) të vjellat shoqërohen edhe me diarre. Zakonisht njihet me emrin popullor si: “gripi i stomakut”, i cili nuk duhet ngatërruar me gripin e vërtetë (influenca), i cili përfaqëson një infeksion viral që prezantohet me temperaturë, të dridhura, kollë, të përziera dhe dhimbje muskujsh.
Helmimet ushqimore
Si shkaktarë të shpeshtë përmendim edhe helmimet ushqimore. Helmimet ushqimore mund të shkaktojnë të vjella të konsiderueshme si rezultat i një toksine që çlirohet nga bakteret staphylocoçus aureus. Simptomat e helmimit ushqimor fillojnë brenda pak orësh pas ngrënies së ushqimeve të kontaminuara. Përveç stafilokokut shkaktarë të helmimeve ushqimore mund të jenë edhe: Salmonella, Shigela E.coli, Listeria, etj.
Duhani, alkooli dhe medikamentet
Përveç faktorëve infektivë, si nxitës të stomakut mund të përmendim alkoolin, pirjen e duhanit dhe përdorimin e medikamenteve anti-inflamatore (antiinfektive), si: aspirina dhe ibuprofeni, po ashtu mund të ndikojnë edhe antibiotikët, kimioterapia dhe radioterapia në trajtimin e sëmundjeve malinje.
Shtatzania
Nausea dhe vomitus janë gjithashtu të shpeshta edhe gjatë shtatzënisë, si rezultat i ndryshimeve
hormonale në qarkullimin e gjakut të gruas shtatzanë. Shumica e grave kanë simptoma të moderuara në mëngjes, sidomos gjatë tremujorit të parë.
Këto simptoma përfundojnë gjatë muajit të katërt të shtatzanisë. Rrallë herë mund të ndodhë që një grua shtatzënë të këtë të vjella të rënda, dehidratim dhe humbje peshe (hyperemesis gravidarum).
Ndikimi i sëmundjeve të ndryshme
Gjithashtu, çdo sëmundje, ose lëndim që rrit presionin brenda kafkës (presioni intracranial) mund të shkaktojë të vjella. Të tilla janë: “ënjtja e trurit për shkak të traumave (përfshirë edhe gjakderdhjet brenda trurit), infeksionet (meningitet ose encefalitet), tumoret (beninje ose malinje), goditjet ose traumat e kokës. Shkaktarë të tjerë mund të përmendim migrenën, e cila karakterizohet nga dhimbje të forta të kokës, të përziera dhe të vjella.
Diabeti po ashtu është një faktor risku
Njerëzit me diabet gjithashtu mund të zhvillojnë të përziera dhe të vjella nëse sheqernat e tyre arrijnë vlera shumë të larta (hiperglicemi), ose vlera shumë të ulëta (hypoglicemia) sepse kemi një prishje të ekuilibrit të sheqernave dhe insulinës. Diabetikët mund të kenë të përziera edhe për shkak të gastroparezës, një gjendje në të cilën stomaku nuk zbrazet si duhet, si rezultat i neuropatisë së përgjithshme diabetike (dobësimi i nervave tek diabetikët). Për rrjedhojë, kemi çrregullime të përcjelljes së impulsive nervore në tru nga stomaku.
Dëmtimet e veshkave dhe zorrëve
Sëmundje të tjera që shoqërohen me të përziera dhe të vjella përmendim: pankreatiti (infeksioni i pankreasit), hepatitin, gurët e tëmthit, infeksionet e veshkave, gurët në veshka, apendiciti, disa lloje të kancerit, bllokimi i zorrëve, gazrat në zorrë, koloti ulceroz. Por, të vjellat mund të jenë edhe simptoma atipike të një sëmundjeje tjetër.
Infarkti i zemrës
Disa sëmundje mund të shkaktojnë të përziera dhe të vjella edhe pse ato nuk e përfshijnë direkt stomakun, ose komplet traktin gastro-intenstinal (aparatin tretës). Shembull tipik është infarkti i zemrës, sidomos kur ai prek murin e poshtëm dhe të pasëm të zemrës.
Infeksionet e bronkeve
Po ashtu duhet të përmendim edhe infeksionet e bronkeve dhe të mushkërive, sidomos nëse zona e prekur ndodhet pranë diafragmës (muskuli që ndan kraharorin nga barku). Me të përziera dhe të vjella mund të shoqërohet dhe gjendja septike, një infeksion i rëndë që përhapet në gjithë organizmin nëpërmjet qarkullimit të gjakut.
Dehidrimi
Të përzierat dhe të vjellat shpesh keqësohen kur jemi të dehidruar, duke rezultuar në një rreth vicioz. Përzierja e bën të vështirë pirjen e lëngjeve duke e thelluar dehidrimin dhe për pasojë duke thelluar dhe të përzierat. Kështu që, në këtë situatë do të ndihmonin vetëm lëngjet e marra në rrugë venoze.
Si vendoset diagnoza dhe në cilat raste duhet kërkuar ndihmë mjekësore e specializuar?
Në vënien e diagnozës, përveç ekzaminimeve klinike dhe biokimike luan një rol të rëndësishëm edhe marrja e hollësishme e historisë së sëmundjes nga pacienti, ose familjarët e tij. Nëse simptomat zgjasin më shumë se 24 orë, atëherë duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore. Foshnjat dhe të moshuarit janë më të ndjeshme ndaj dehidrimit prandaj duhet treguar shumë kujdes. Në përgjithësi nëse të vjellat
zgjasin më tepër se 48 orë, ato janë simptomat e një sëmundje bazë.
Si mund të trajtohen?
Për trajtimin e nauzesë ekzistojnë medikamente të shumta (antiemetikë), të cilët duhen përdorur më shumë kujdes sipas këshillave të mjekut, pasi kanë efekt qendror (ndikojnë në sistemin nervor qendror).
Në çdo rast përdorimi i tyre duhet të nisë vetëm sipas dozave të përshkruara në recetën e marrë nga mjeku specialist që ka përcaktuar më parë edhe shkakun nga se kanë ardhur të vjellat.
Në përgjithësi ato janë në forma të ndryshme medikamentoze, si: tableta, lëngje, kapsula dhe injeksione (muskulare dhe venoze). Vendimi se cili medikament do të përdoret dhe në çfarë forme do të varet nga gjendja e pacientit. E rëndësishme në trajtimin e nauzesë dhe të vomitusit është trajtimi i shkakut, pra jo vetëm i pasojës. Vetëm duke eliminuar shkakun eliminojmë dhe pasojat.
p.k/dita

Pershendetje. Attikulli ishte shume interesant. Ne fakt doja unformacion me te detajuar ne lidhje me kete teme. Kam gati 10 dite qe marr terapi hormonale per shkak te menopauzes, por nderkihe kam gati tre dite qe kam ndjenjen e neverise se ushqimit, nauze dhe po ashtu te vjella jo shume te shpeshta dhe kapsllek. Mendon se shkaku eshte hormoninqe marr? Dhe a mendoni se duhet ta nderpres marrjen e medikamentiti. Dhe cfare duhet te beje per te normalizuar situaten? Faleminderit
Prsh si jeni nese nje person me diabet ka te vjella cfare rekomandohet te bej
Pershendetje kam 2muaj si po vuaj shum me stomak sidomos ta si jam me ramazan ne dark car te haj e vjell ne mengjes nuk mundem se kur te qohem pastaj vetem me perzihet nuk me tretet ushqimi behem shum keq ju lutem cfar me sugjeroni se spo di e theksoj se kam pi dhe ilaqe si psh pulqet dhe sme ka dhene asne ndryshim po njelloj
Prsh un gjat shtatzanis ter kohen kam vjell po edhe tash pas shtatzanis vajza i ka ba 18 muj un prap vjelli bile 1 her ndit gjithmon edhe kur ha edhe kur nuk haa analizat mkan dal mir po tjeter diqka skum ba naj video per lukth ose diqka tjeter po ne pergjithsi analizat qfar mendimi keni
Pershendetje kam afer 3 jave qe me vjen per te vjell e nuk qes azgje cfar te bej se di