Ja numri ku të raportoni rastet e shit-blerjes së votës

DITA Online

 

Për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, garantimi i votës të lirë të qytetarëve është një ndër prioritetet e forcave politike.

Kjo ishte edhe njëra nga pikat e marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit, si dhe një nga kërkesat kryesore gjatë protestës së opozitës.

Në kuadër të kësaj, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ka miratuar ngritjen e një platforme telefonike 24-orëshe (069 413 7777), për raportimin e rasteve të shit-blerjes së votës.

Po kështu, ministri Demiraj fton qytetarët që të denoncojnë edhe rastet e përfshirjes së punonjësve të Policisë në mbështetje të subjekteve elektorale, si dhe për të gjithë krimet e tjera elektorale.

Platforma parashikon edhe denoncimin e rasteve të shitblerjes së votës duke përdorur aplikacionet “whatsapp” dhe “viber” për materiale foto dhe video.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *