“Dy janë pasojat me të cilat do të përballen komisionerët zgjedhorë nëse do të zgjedhin të bllokojnë aktivitetin zgjedhor, shkarkimi nga detyra ose ndjekja penale.”.
Kështu u shpreh ish-nënkryetari i KQZ Kristaq Kume gjatë një interviste në News24. Ai shtoi se katër komisionerë të opozitës kanë mundësi objektive të bllokojnë procesin, por ky skenar ka pasoja ligjore.
Sipas Kumes, në gjysmën e njësive vendore s’do ketë garë sepse në KZAZ-të përkatëse është regjistruar vetëm një kandidat, për Kryetar Bashkie e këto kushte do të mungojë zgjedhja.
Sipas tij heqja dorë e opozitës nga mandatet është e pavlefshme, pasi një akt i tillë nuk u bë publikisht dhe përpara Komisionit Kuvendor të Rregullores dhe Mandatit në Kuvend.
Kume thekson se dakortësia për të shtyrë zgjedhjet duhet formatizuar me ndryshime në Kushtetutë.
b.b/dita

Me duket paksi e ngatrrushme!
Si ta kuptojme kete shprehje mendimit:
“” Sipas tij heqja dorë e opozitës nga mandatet është e pavlefshme, pasi një akt i tillë nuk u bë publikisht dhe përpara Komisionit Kuvendor të Rregullores dhe Mandatit në Kuvend.””
Opozita hoqi dore me djegien e mandateve publikisht sa e morme veshte edhe ne kendej atllantikut.
As une nuk e besoj nje gje te tille. Kushtetuta shprehet qarte, ne nje nga rastet, qe mandati i deputetit mbaron kur heq dore. Rregullorja e Kuvendit nuk e ka te percaktuar se ku duhet paraqitur doreheqja, kryetarit, apo ndonje komisioni. Per pasoje, thjesht dorezimi i saj ne protokollin e Kuvendit ku shprehet qarte hqja dore nga mandati, si dhe emer mbiemer e nenshkrim te deputetit, mjaftojne.
Te tjerat pastaj, jane thjesht makinacione dhe pazare politike, nga te cilat do humbiste vetem opozita, nese do perpiqej te kthehej prape ne Kuvend, nga ku u dorehoq.